Lumir Abdixhiku: Gjilani është shtëpia jonë që na jep motiv drejt fitores së 14 nëntorit

Lumir Abdixhiku: Gjilani është shtëpia jonë që na jep motiv drejt fitores së 14 nëntorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan, mbajti tubim madhështor, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, njëherësh kryetar aktual, Lutfi Haziri, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune. Me këtë rast, në fjalën e tij, Abdixhiku, para të pranishmëve tha se është kënaqësi të jesh në shtëpi dhe përkrah, Lutfi Hazirit, ngase merr inspirim, vullnet, kurajë e motiv në rrugën drejt fitores së 14 nëntorit në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë. “Për mua është gjithherë kënaqësi e veçantë të jem në Anamoravë; në anën e familjes sime biologjike e në anën e familjes sonë të përbashkët politike, në Anamoravën e LDK-së. Por mbi të gjitha, është gjithmonë kënaqësi e veçantë, të jem në krah e ta kem në krah, të kërkoj mbështetje e të bëjmë fushatë së bashku me nënkryetarin tim të parë Lutën tuaj e tonin pa dallim. Jemi të gjithë në shtëpi. Gjilani është shtëpia jonë. Kam ardhur këtu me bindjen e plotë se do të marrim gjithë vullnetin e nevojshëm në rrugën tonë drejt fitores së 14 nëntorit, në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë”, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …