Ulrike Lunacek

Lunaçek kërkon sa më parë formimin e një qeverie pro-evropiane në Kosovë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka folur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ajo u ka kërkuar partive politike në Kosovës që sa më shpejtë të formojnë qeverinë e re në frymën evropiane. “Urime qytetarëve të Kosovës dhe partive politike për funksionimin dhe organizimin e mirë të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i suksesshëm në organizimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme në një periudhë të shkurtër kohore. Ne jemi të kënaqur që procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë. E inkurajoj vazhdimin e zhvillimit demokratik të Kosovës. Lunaçek ka shtuar se ka mirëpritur pjesëmarrjen e komunitetit serb të Kosovës në këto zgjedhje, si një shenjë pozitive e angazhimit të tyre me institucionet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Rama pas dëshmisë së Rubin: Gjykata e Hagës ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, …