Halit Coka

Lutfi Coka: Fjalë të urta

 

Budallai ka fat vetëm në përralla!… (dhe në Shqipëri)

1..            Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se ç’mall është.

2..            Budallain mos e pyet se tregon vet kush është

3..            Buka në bark, forca në shtat

4..            Buka nuk vjen nga qielli

5..            Buka po u thye s’ ngjitet me një të pështyrë.

6..            Buka s’ka turp

7..            Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

8..            Bukë e kripë e zemër

9..            Bukë e qepë dhe shëndet

  1.        Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
  2.        Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë
  3.        Bukuria e gruas duket në mëngjes
  4. .            Bukuria një ditë, veprat një jetë
  5. .            Bukuria të habit, bukuria të korit
  6. .            Burgu e ka derën e madhe për të hyr, por të vogël për të dalë
  7.              Burgu është varr për së gjalli
  8.              Burgu për burra është
  9. .            Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
  10. .            Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
  11. .            Burri është çadra e gruas.
  12.               Burri është koka, kurse gruaja është qafa.
  13. .            Burri lidhet për fjalët, kau për briri
  14. .            Burri me dy gra, këmishën pa la
  15. .            Burri në shtëpi, si kërcu i zi
  16. .            Burri një herë ka lindur, një here edhe do të vdesë
  17. .            Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
  18. Burri s’matet me pëllëmbë por me zemër
  19. Burri të mbyt ose ta fal, i ligu as të mbyt as të fal
  20. Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
  21. Buza me gaz shëndeti pa masë
  22. Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë
  23. Ç’ ke bërë do të ta bëjnë.
  24. Ç ‘të mbjellësh do të korrësh
  25. .Ç’është një ditë, s’është përditë
  26.  Ç’ke në shtëpi, tregon fëmija, ç’ke në shpirt tregon rakia
  27.  Ca nga ca viçi bëhet ka
  28.  Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë
  29. Çdo fillim ka edhe mbarim
  30. Çdo gjë në vend të vet,çdo punë në kohë të vet
  31. Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.
  32. .            Çdo mësim e ke fitim
  33.             Çdo pësim është mësim
  34. .            Çfarë gatuan atë do të hash
  35.             Ç’ha goja, tregon boja
  36.             Cjapi me brirë i prin kopesë
  37. .            Çka bën babai, e paguan i biri

.            Çka bën i keqi, s’bën as dreqi

  1.             Çka mos të duash për vete, mos ia bën vëllait
  2.             Çka ndjen zemra, atje t shkon mendja
  3. Çka s’ngop syrin, s’ngop as barkun
  4. Çka ta bën goja s’ta bën armiku
  5. .            Çka të bëhet në gjitoni, prite edhe në shtëpi
  6. .            Çka të hedhesh në det, e gjen në krip
  7. Ç’kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit
  8. Ç’mund të bëjë një kalë me një karrocë të shkatërruar?
  9. .            Çon një kashtë e të dalin gjashtë
  10. .            Çorba e lirë t’i djeg buzët
  11. Dardha bie nën dardhe.
  12. Dardha e ka bishtin mbrapa.
  13. Dashuri e pastër është ajo që nuk përgjigjet.
  14. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur
  15. .            Dashuria bën të kalojë kohën, koha bën të kalojë dashurinë.
  16. Dashuria e kotë është dënim nga dënimet më të mëdha.
  17. .            Dashuria e ngre personin prej një vetëdije të ngushtë dhe e bën motër me të gjitha vuajtjet e njerëzimit.
  18. .            Dashuria e parë ecën si gaforrja.
  19. .            Dashuria e rreme, është më e keqe se urrejtja.
  20. Dashuria e sundon mbretërinë e saj pa shpate!.
  21. Dashuria e tepërt del hidhërim.
  22. .            Dashuria e vërtetë është dhurate fatale, pa parashikime dhe pa limite.
  23. Dashuria e zjarrtë është si fantazmat, të gjithë flasin për të, ‘e askush se ka parë.
  24. Dashuria është balsam që vendoset në plagën e jetës.
  25. Dashuria është e amshuar derisa zgjat.
  26. .            Dashuria është i vetmi pasion qe nuk duron as të kaluarën as të ardhmen.
  27. .            Dashuria është ngacmim i shoqëruar me idenë e një të jashtme.
  28. Dashuria është një e mençur ndër të çmendurit, një helm që të shëron një ëmbëlsirë që të helmon.
  29. .            Dashuria është si fati, nuk i pëlqen që ta ndjekësh.
  30. .            Dashuria është ujëvrë e pashtershme me emrin Femër.
  31. Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe zhdërvjelltësinë.
  32. Dashuria kërkohet si ajri, si zjarri, si shpëtimi…
  33. Dashuria lind te zemra e njeriut njëlloj si lind lulja në balte, por s’i merr as ere e as ngjyrë, se s’ka. Në fund edhe ajo vyshket si lulja.
  34. .            Dashuria në sy lind, në sy jeton në sy vdes.
  35. .            Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
  36. Dashuria për rininë, si qumësht për fëmijën.
  37. .            Dashuria platonike është vullkan pa erupsion.
  38. .            Dashuria që u shua nuk ishte dashuri.
  39. Dashuria s’ka peshë,përveç kësaj:Te duash edhe më shumë.
  40. Dashuria, kolla dhe e kruajtura kurrë nuk mund të fshihen.
  41. Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjale të shumta.
  42. Dashurinë e pastër si loti, mos ia fal çdo idioti.
  43. Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
  44. .            Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
  45. .            Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thotë është i pa bërë.
  46. Di të vjedhë ai që di të fshehë.
  47. Dielli duket që  në sabah (mëngjes).
  48. Dielli është jorgani i të varfrit.
  49. .            Dy herë njeriu është fëmijë: herën e parë kur lind dhe herën e dyte kur plaket.
  50. .            Dy të rrahura të bëjnë dem, por jo dy të ngrëna.
  51. .            E bën mizën buall, qimen tra
  52. .            E dhëna e tjetrit është si e krojtura e dhëmbit.
  53. E di luga çka ka vorba
  54. E do shiun, por në arën e vet
  55. .            E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen
  56. .            E dua nipin se do te më marrë hakun me tim bir
  57. .            E hedh gurin dhe e fsheh dorën
  58. .            E keqja bëhet shpejt, e mira vjen ngadalë.
  59. .            E keqja s’ka fund
  60. .            E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikën me këmbët e breshkës
  61. E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur ose shumë të ngopur
  62. E lehtë është barra në kurriz  të  tjetrit
  63. .            E liga vjen nga s’e pandeh
  64. .            E lirë është kripa në Durrës, po e ngre qiraja e udhës
  65. E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar
  66. .            E mira e ka të mirën, e keqja e ka të keqen
  67. .            E mira të lartëson, e keqja të turpëron
  68. .            E ngrëna e ligë të sjell sëmundje, dhe sëmundja të sjell vdekjen
  69. E shara është arma e të dobëtit.
  70. E sotmja e qesh të djeshmen
  71. E thëna dhe e bëra janë shume larg
  72. .            E treta ? e vërteta
  73. .            E vërteta e vërtete, por në kohë e vend të vet
  74. E vërteta s’i pëlqen gjithkujt
  75. .            Ec e bridh ngado, por shtëpinë mos e harro
  76. Edhe ai që u martua edhe ai qe s’u martua, të dy pishman u bënë
  77. Edhe atij që di më shumë nga të gjithë, i duhet të mësojë
  78. .            Edhe bari i njome digjet me të thatin.
  79. .            Edhe durimi ka një kufi
  80. .            Edhe kau ka gjuhë të madhe, por s’flet dot
  81. .            Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
  82. Edhe pula qorre, bën ndonjë kokërr vezë
  83. Edhe shakaja e ka kohën dhe vendin e vet
  84. .            Edhe sytë të t’i nxjerr evlati, prapë e do
  85. Edhe të jesh i bardhe si bora, nuk i shpëton gojës së keqe
  86. .            Eja, baba, të të tregoj arat
  87. .            Emri i mirë fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë
  88. Është e dyshimtë ndershmëria e atij që thotë se s’ka njeri të ndershëm në botë
  89. Është kënaqësi e madhe të dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
  90. Është zotësi e madhe të dish si duhen trajtuar të mundurit.
  91. Faji është jetim.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: PASQYRIMI I LUFTËS SË UÇK-së NË FUSHËN E ARTIT, KULTURËS E SHKENCËS

Lufta e UÇK-së në Kosovë, deri tani është paraqitur përmes përvjetorëve të masakrave të ndryshme, …