leoni

Lutfi Coka

Lutfi Coka: Një“Dyzinë“politikanë!?

 

(Poemë 30 vite ,reforme apo antireformë)

Në vitet nëntëdhjetë

Ra sistemi socialist,

Populli i revoltuar

Kërkonte  të ri udhëheqës.

 

Faqen me ia ndritë

Të dashurit Atdhe.

Kërkonte drejtues

Për një botë të re!?…

 

E gjithë ky zemërim

Për një botë të re,

Kërkonte politikanë

Me zemër e me fe.

 

Donin reforma

Me plot guxim,

Të shihej Atdheu

Si vend që ndrin!..

 

Populli donte

Udhëheqës të ditur,

Me shpirt florini

E zemër të ndritur!..

 

Kjo dëshirë

Për udhëheqës të mirë,

Në krye  na  erdhën

Një dyzinë e ndyrë!?…

 

Një shtet i fortë

Gati për të ik,

Me një reformë

Bëhej demokratik!

 

Kjo dyzinë e qelbur

Te këmbë e koka,

E shëndërroi shtetin

Qeshi dhe Europa!

 

Reforma e shtetit

Unisi nga administrata,

Duheshin kuadro të ri

Militant në parti!

 

 

Që të ishte në administratë

Duhej të ishe

Injorant pa shkollë,

Hajdut e kriminel,

Nuk duhej më gjatë

Kuadër në administratë.

 

Hetues e prekurorë

Bashkuar me gjykata,

Lidhja e tyre bllok çdo shteg

Po s’pate një thes me lekë!

 

Kjo u bë drejtësia

Turpi e marrëzia,

Në lartësi pasuria

Në gropë varfëria.

 

Me këto reforma

Shteti shpejt ra,

U nis për reformim

Përfundoi në shkatrrim!

 

E sot tridhjetë vite

Në punë e reforma,

Shteti nuk u bë

Në trojet tona.!

 

Policia e reformuar

Një e egër polici

E rreptë në sherbim,

Hadutin e zinte

Kriminelin e kapte!

 

Kjo polici gjoja e reformuar

Të jep shumë habi,

Hajduti në shtëpi

Polici në çati…

 

Krimineli vret e prêt

Polici nuk e sheh!?…

Viktima në kanale

Krimineli në male!

 

Policia në vend të krimit

Menjëherë nis motivin,

Viktima e zhuritur

Hajduti në drejtim paditur!

 

Kjo është policia

Që reformoi kjo dyzinë,

Krimineli i lirë

Viktima në zingjirë…

 

Kuvendi ireformuar

 

Për të reformuar

Drejtësinë e diktaturës

Një kuvend i ri

Duhej në Shqipëri.

 

Një kuvend i ri

Me deputet partie,

 Të ndryshojnë pamjen

E kësaj Shqipërie.

 

 

 

 

Tribuna e demokracisë

U shëndrru në marrëzi,

Në pamje zihen si të marrë

Në darkë  ndajnë dollar…

 

E për ligje kanë dhunti

I miratojnë me kënaqësi,

Ligjërohet hajdutria

Në pranga varfëria!?…

 

Miratojnë ligje për vete

Për tendëra sekrete,

I japin ligjet drejtësisë

Që t’i futen marrëzisë!..

 

Drejtësia e reformuar

 

Drejtësia mer ushqim

Nga ligjet alternative,

Për vete më e mira

Të tjerët letër me vrima!

 

 

At mision që ka drejtësia

Të vërtetën me ligjëruar,

Tani zi e më zi

Pjell drejtësia,padrejtësi!?..

 

Nëse don të vërtetën

Nuk ta jep kjo drejtësi

Kur nuk bën punë miku e leku

Këtë e zgjidh automatiku!?…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një  dyzinë

Me politikanë,

Tridhjet vite

Po lën nam!

 

Të vet shpallur të tillë

Një grush politikanë

Në krye të vendit

Ata janë.

 

I vum në pushtet

Porsi burra me premtime,

Ne nuk pam ndryshime

Veç vjedhje e shkatrrime.

 

 

Me reklama të stisura

E plot hipokrizi,

Na morën frenat

Në kët Shqipëri.

 

Si fillim të parë

Kur erdhën në pushtet,

U krekosën shumë

Si gjeli në pleh!

 

 

E morën pushtetin

Demokratik i thanë

Asgj ë demokratike

Ne kurrë nuk pamë.

 

Ua dhamë pushtetin

Me plot shpresë,

Se do drejtojnë vendin

Me guxim e finesë!…

 

Por menjëherë

Lindi dyshimi,

Se vendin tonë

E mbuloi shkatrrimi.

 

 

Në tribunat ogurëzeza

Jepej me forcë kushtrimi,

Shkatrroni çdo gjë

Punë komunizmi!.

 

E filloi shkatrrimi

Asgjë nuk u la,

Populli në varfëri

Grushti në pasuri!

 

E shumë shpejt

Lindën dy dukuri,

Grushti  vidh e shkatrro

Varfëria vuaj e shpreso!

 

 

Me shumë forcë

E plot dinakëri,

Me mashtrime

E shumë hipokrizi..

 

 

Me reklama

E shumë premtime,

Me simbolin “Kuq e zi”

U përvetsua kjo pasuri!

 

Kush kishte pak mend

U habitën në këtë vend,

Në vendin me “siguri”

Vidhet thesari me mjeshtri!?…

 

E më e bukura

Që këdo e habit,

Fshatari me gomar

Arin e ka grabit!?…

 

Kjo ishte përgjegjsia

Që grushti vendosi,

Shkoi pasuria

Askënd se merakosi!?..

 

Ky grusht mavi

E këto xhelat,

Me pa ngopësinë

Grabitn pasurinë…

 

 

U mbushën xhepat,

U rrit harbutria,

Se këtu në Shqipëri

E “jona” pasuria!?…

 

 

Ushtria në tridhjetë vite

 

Një ushtri e fort

Diktature i thanë,

Që të bëhej demokratike

Duhej një reformë!.

 

Nuk e kishin mendjen

Aspak te ushtria,

Për skrap do shkonin

Armët e teknika.

 

 

 

Ia hoqën funksionin

Në Mbrojtje të shtetit,

E kthyen rëndomtë

Pastruese të bregdetit.

 

 

 

 

Arsimi

 

Për ta shtuar errësirën

Me vazhduar misionin,

Duhej dhe arsimi

Të dal jasht funksioni.

 

Me pseudoreforma

Që vinin nga shteti,

Reformo arsimin

Shto analfabetizmin!?

 

 

Kështu ky grusht

Shpejt e këthej arsimin,

Në tregëti diplomash

Si burim fitimi!..

 

Jo larg shëndetsia

Nga sherbimi falas,

Duhej bërë ndryshimi

Sëmundja  mjet pasurimi!…

 

E një dhimbje sot

Vlen mijra dollarë

Pasi të varfërit

S’kanë ku me i marr.

 

 

Kët sëmundje

E futën në bujqësi,

Se prodhimet tona

S’ kishin cilësi!?…

 

 

E tani po hamë

Prodhime me hormone,

Jemi viktima

E kësaj reforme.

 

Edhe ne me mëdyshe

Mbetur pa shpresë,

Morëm rrugë  refugjati

Me besim  te fati!

 

 

E sot bijtë e shqipes

Kudo nëpër botë,

Kanë mbetur larg

Si zogjtë e qyqes!

 

Këto ndryshime

Me plot fatkeqësi

Na e dhuruan

Ky grusht faqe zi..

 

 

Tridhjetë vite

Hipur në tribuna,

Mashtro e gënje,

Për një jetë të re.

 

Asgjë nuk duket,

Çdo gjë hipokrizi,

Vendin është futur

Plot në varfëri!

E prap kërkojnë

T’na hedhin hi në sy,

Të qëndrojnë në pushtet

Se më mirë do vij!

 

 

Vetëm një gjë

Ky grusht t’a dij,

Fëtyrën e kanë nxirë

Me blozë zi e më zi?…

 

E shpresat e fundit

Ju o funderrira

Do ju shohim shpejt

Duart në zingjira!..

 

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …