Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale politike është dorëheqja e kryeministrit,  Albin Kurti. Sipas Hazirit, PDK dhe LDK po mbështesin në heshtje një mocion për shpërbërjen e Kuvendit dhe një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Darka e fundit mes PDK-së dhe z. Kurti nuk ishte e para dhe as e dyta. Nuk u prezantua agjenda legjislative për të cilën ishte ftuar, por dolën në pah zgjedhjet si çështje kryesore. Lutfi Haziri  theksoi se është e rëndësishme që Kurti të qartësojë qëndrimin e tij, sepse mënyra se si shkohet në zgjedhje është kritike për të gjithë. LDK-ja mendon se politikisht korrekte dhe moralisht e drejtë do të ishte që Kurti të ofronte  dorëheqje dhe ky akt do ta aktivizonte mekanizmin zgjedhor brenda 45 ditësh, pa krijuar një zbrazëti ligjore.  PDK duket se ka një marrëveshje të heshtur për një mocion për shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa AAK, mbështet një mocion mosbesimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …