Lufti Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bllokojë formimin e Qeverisë për kryeministrin, pasi ky post i takon Vetëvendosjes

Lutfi Haziri i LDK-së për herë të parë pas zgjedhjeve, ka thënë se partia e tij nuk do të bllokojë formimin e Qeverisë për kryeministrin, pasi ky post i takon partisë së parë, e që në këto zgjedhje fitoi Vetëvendosjes. Ai thotë se me LV-në mund të dialogojnë për 1 milionë çështje tjera, por jo më për kryeministrin. “Ne kemi vendos parim parazgjedhor se LDK e pranon fituesin dhe atyre iu takon mandati i kryeministrit. Kosova duhet me u mësu dhe me e respektu. Ky është vullnet i qytetarit dhe sovranit.  Në momentin që zbardhet rezultati, LDK e pranon dhe ia uron. Mund të kemi 1 milion kërkesa tjera në tavolinë, por jo të ndarjes së funksioneve politike. Reformat kanë me qenë të rënda për ekzekutivin dhe Kuvendit, por të mira për qytetarin. Ai që e merr veç një votë më shumë, atij i takon kryeministri’’, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …