Vazhdon të injorohet letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons edhe nga Qeveria Kurti

Malcolm Simmons: në Kuvendin e Kosovës do të tregojë se pse nuk janë hetuar krimet e kryera nga serbët

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se në raportimin që pritet ta bëjë në Kuvendin e Kosovës, do të tregojë se pse nuk janë hetuar krimet e kryera nga serbët në Kosovë. Simmons ka thënë se shumë prova të krimeve të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare. “Kur të jap dëshmi para Kuvendit të Kosovës do të shpjegoj pse këto raste nuk janë hetuar. Dëshmitë në lidhje me shumë krime të luftës të kryera nga persona me etni serbe nuk janë më të disponueshme për autoritetet e Kosovës”, ka thënë Simmons në “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …