Mali i Zi do ta ndihmonte Kosovën, përmes ndonjë operacioni të NATO-s, nëse do të ishte nevoja

Mali i Zi do ta ndihmonte Kosovën, përmes ndonjë operacioni të NATO-s, nëse do të ishte nevoja

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, gjatë një interviste për Tanjug ka deklarua se Mali i Zi do ta ndihmonte Kosovën, përmes ndonjë operacioni të NATO-s, nëse do të ishte nevoja për një gjë të tillë. Mali i Zi  do ta bënte këtë pasi me futjen në Aleancën ushtarake më të fortë në botë ka marrë obligime të caktuara të cilave u qëndron dhe duhet të tregohet partner kredibil, që në anën tjetër, edhe po që se sulmohet Mali i Zi, të tjerët ta mbrojnë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar një parti opozitare e Malit të Zi. “Askush nuk e turpëroi ushtrinë e Malit të Zi, siç bëri sot Predrag Boshkoviq”, ka thënë nga Fronti Demokratik, duke shtuar se  ai ka harruar agresionin e NATO-s ndaj viktimave të vitit 1999, me kombësi malazeze.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …