Malisheva shënoi 40 - vjetorin e Bashkimit politik të organizatave patriotike kombëtare

Malisheva shënoi 40 – vjetorin e Bashkimit politik të organizatave patriotike kombëtare

Nën organizim të Shoqatës të Burgosurëve Politik të  degës në Malishevë, me iniciativë të Shoqërisë Lëvizja u shënua 40 – vjetori i Bashkimit politik të  organizatave  patriotike   kombëtare – themelimi i LPK -së.

 Në këtë Akademi falënderimi morën pjesë  veprimtarë  e ish luftëtarë dhe të burgosur  politik nga të gjitha trojet shqiptare si dhe familje të dëshmorëve e veprimtarëve kombëtar ilegal të kohës.

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunë së Malishevës, Ekrem Kastrati ndër të tjera tha” Peshë dhe meritë të veçantë për përhapjen e ideve liridashëse, për organizimin dhe drejtimin e përpjekjeve të luftës çlirimtare, ka populli shqiptare me bijtë e bijat e tij që ishin në ballë për çlirim, liri e bashkim kombëtar, të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,  njëherit për këtë  kauzë kombëtare u rreshtuan edhe djemtë e vashat patriotike të Llapushëshës e Malishevës, duke u betuar ,se do të luftojmë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës dhe trojeve shqiptare, me të vetmin qëllim ,ta  kryjemë porosinë e dëshmorëve ndër brezave të të gjitha kohrave për  bashkim kombëtar, andaj edhe sot, bëjë thirrje që ta vazhdojmë bashkimin si komb dhe të punojmë për vendin dhe kombin  si patriot të vërtetë”. përfundoi Kastrati

 Kryetari i Shoqatës të Burgosurëve Politik në Malishevë, Haxhi Sertolli tha”Edhe sot pas 40 viteve të këtij bashkimi të organizatave ilegale ,  Shqipëria është e pa plotë dhe e pabërë, prandaj thërrasim kombëtarisht të ribashkohem edhe më fuqishëm patriot e veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare të pushtuara nga sllavo- helent, që kauzën tonë për çlitim, liri dhe bashkim kombëtar të jetësojmë simbas betimit të Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtar të Preshves, Bujanovcit dhe Medvegjes, Ta bëjmë Shqipërin”.

Me kumtesa për   40 – vjetorin e Bashkimit politik të  organizatave  patriotike   kombëtare- themelimin e LPK -së, u paraqitën, Dr. Asllan Krasniqi, ku foli për shtypin e kohës në këto treva, ”Zëri i nxënësve” dhe ” Republika e Kosovës” si dhe për veprimtarët e ilegalës të Lëvizjes Popullore të Kosovës për Malishevë e më gjërë.  Gani Krasniqi, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës dhe i burgosur politik, Halit Krasniqi ish deputet dhe një ndër organizatorët e ilegales në LPK për kohën dhe në fund foli Ekrem Jashari, nga trojet shqiptare për veprimtarin e LPK-së dhe platformën politike.

 Në fund u ndanë mirënjohje për veprimtarët e çështjes kombëtare të cilët dhanë kontribut nëpër kohë e të cilët nuk jetojnë mes nesh si dhe të  tre veprimtarëve  të  cilët jetojnë e veprojnë për çështjen kombëtar, Bilall Kryeziu, Gani Krasniqi dhe Halit Krasniqi u nderuan me mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …