Fitorja do t’i takojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Fitorja do t’i takojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjatë qëndrimit dy ditorë të Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj në Holandë, ai ka takuar të paraburgosurit e Gjykatës Speciale të cilët janë padrejtësisht duke u gjykuar në Hagë.

Ministri Mehaj ka takuar Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, ndërsa ka  biseduar shkurt edhe me, Hysni Gucatin i cili ishte  duke u përballur me probleme shëndetësore.

Në takimet që ka realizuar me secilin, ai i ka njoftuar me zhvillimet në vend, në fokus zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes përkatësisht Ushtrinë e Republikës së Kosovës, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, bashkëpunimin me partnerët, rekrutimet, synimin për anëtarësim në PfP dhe NATO të cilat janë në funksion të plotë të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së gjithë territorit të Republikës sonë.

Ata të gjithë ishin me moral të lartë e të fortë ashtu siç ka qenë ushtria e popullit tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Me tej Ministri Mehaj është shprehurës se: “Ne besojmë pa asnjë hamendësim në pafajësinë e të gjithëve dhe në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare. Gjithashtu, ndajmë bindjen e thellë që gjykimi i tyre është i padrejtë. Ne do te jemi gjithnjë krenar me luftën e UÇK-së, ka qenë UÇK-ja ajo që na ka bërë bashkë për të fituar lirinë tonë, në këtë pikë do të mbetemi përherë bashkë dhe kjo do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë.

Uroj që të gjithë të lirohen sa më shpejt.

Ditët e së ardhmes së Republikës sonë qofshin sikur pikturat e Rexhës – sa të bukura aq përmbajtjesore. Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dalë sërish fitimtare!” (I.SH.)

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MECE: TU THAFTË AJO GJUHË ANTI SHQIPTARE… OR NEXHMEDIN SPAHIU !

Nuk e di nëse ky Nexhmedini e mban veten shqiptar të Dardanisë, apo e konsideron …