leoni

Naim Maloku: Korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia dhe arsimi janë problemet e Kosovës

Maloku: Kush garanton se zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet më të madh politik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, nuk është i pajtimit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Maloku në rrjetin social ka shtruar këtë pyetje: Kush mund të garantojë se zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana, me këto raporte ndërpartiake mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë? “Aleatët tanë ShBA dhe Gjermania, pa të cilët rrezikohet edhe ekzistenca fizike e kombit tonë në Ballkan, bëjnë përpjekje maksimale për shuarjen e krizës (së pakuptimtë) politike në Shqipëri dhe po ashtu në Maqedoni duke qëndruar (pothuajse) hapur në krah edhe të interesave shqiptare atje. Disa parti shqiptare, me mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës synojnë krijimin edhe të një krize politike. Kush garanton dhe në bazë të cilave fakte, që zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana dhe me këto raporte ndërpartiake, mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë? A JENI ME NE A ME ARUSHEN?”, ka shkruar Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …