leoni

Remi

Remi: Është koha për ndryshime në Qeveri

Anëtari i kryesisë i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, thotë se është koha për ndryshim në Qeveri, duke theksuar se shumë ministra jokompetentë kanë bërë që të duket kjo qeverisje pa koncept. “Zgjedhje ose platformë më e mirë qeverisëse!? Performimi i dobët i Qeverisë, i dikastereve me njerëz joadekuatë, shumë ministra jokompetentë në Qeveri, kanë bërë që të duket qeverisje pa koncept. Është koha për një ndryshim në Qeveri, riformatim në mënyrë që të ecet me prioritet dhe konform kërkesave qytetare. Ndryshimet në konceptin qeveritar nuk duhet vonuar, vendit i duhet ecje ndryshe, me dinamikë dhe zhvlillim më të përshpejtuar. Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojmë të mirat e arritura deri tani, modelin e suksesit të përbashkët qytetar pozitë dhe opozitë, që janë ndërtuar me mundime të mëdha. Vendit i duhet normalizim i funksionimit institutcional, kjo arrihet me politikë e sjellje të avancuara dhe komunikim efektiv me të gjithë faktorët relevant për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm eknomik dhe shoqëror. Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, në radhë të parë nga ana e POLITIKËBËRËSVE”, ka shkruar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …