Baca Adem Demaçi

Martin Çuni: BACA ADEM PSE U SHOVE

Ca kohë, vetëm na shikove,

Asnjë fjalë më nuk e fole,

Thirrën dashamirë e dashakëqinj!

E tash u shove, papritmas Ti.

Mbylle sytë përjetë, n`amshim paq dritë!

Bacë u lodhe, me ne nuk flet!?

 

Mos u hidhërove për harrimin

Sëmundje arbërore shekujve shungullimë:

Gozhduar kryqesh, falëm

Ngulur hunjsh, falëm

Djegur e pjekur furrash, falëm

Gra e fëmijë përdhunuar, falëm!

 

E ne kurrë Zotin nuk e shamë

Monstruozitetin e feve, po!

 

Mos u hidhërove

Paqësor u bëmë si Hazreti Isa,

Pa na kërkuar falje, falëm!

 

E xhelatët tanë të vyeshëm

Me emrin e Zotit në gojë!

 

Mos u hidhërove me shqiptarët

Sa të zitë e thoit njeri tjetrit s´ia falin,

Apo se po bëhen argati i dreqit

Për hir të interesit e të lekut!?

 

Sot po të lavdërojnë, tribuni ynë

Ata që Mandelën e Evropës madhe,

Nuk lejuan që vetëm tri ditë e tri net

Kryetar Kosove për respekt të jetë!

Ndërgjegjes tonë pikë të zezë i vunë

Poenët tuaj për së vdekuri i duan!

 

Paqja qoftë me Ju Adem Demaçi!

E dritë të pastë shpirti, vepra mos u harroftë!

Falmeshnet Ademit të Drenicës e Gjergjit të Arbërisë,

Dhashtë Zoti flakadanët tuaj, bëhen dritë e Shqipërisë!

 

Gjermani, Ennepetal

27 korrik 2018

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …