Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka thënë se me emërimin e tij në këtë pozitë, tregon se Amerika është sërish e përqendruar në rajon. Palmer këto komente i ka bërë të hënën në Podgoricë, në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Markoviqit, Palmer ka thënë se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se “nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës”. Palmeri është emëruar përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit më 30 gusht.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					