Mbahet Konferenca e VI-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e VI Mbarëkombëtare të Arkivistikës, organizuar me bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave – Tiranë (Shqipëri) dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave – Prishtinë (Kosovë).

Pas konferencave të zhvilluara në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sarandë dhe Tuz, arkivistët nga të gjitha trevat do të mblidhen këtë herë në Boletin të Kosovës.

Datat: 10-11 qershor 2022

Vendi: Boletin, Kosovë

Afati i pranimit të kumtesave përfundon më 1 prill 2022.

Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozimet e tyre.

Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.

Abstraktet jo më shumë se 300 fjalë pranohen deri më datë 1 prill 2022 në gjuhën shqipe ose anglisht në [email protected] dhe [email protected].

Për më shumë informacion shikoni njoftimin ne faqet web të DPA www.arkiva.gov.al dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës www.asha-ks.net

Gjuha e kumtesave: shqip, gjuhët e Europës Perëndimore.

Tema të propozuara:

– Crowdsourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit

– Automatizimi i arkivave dhe etika

– Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave

– Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

– Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin

– Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve politik

– Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale

– Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore

– Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare

– Etika dhe arkivat

– Ndryshimet klimaterike dhe arkivat

– Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional

– Turizmi dhe promovimi i arkivave

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)

#ArkivatFrymëzojnë

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …