BE-ja

Mbahet konferenca rajonale “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor”

Konferenca rajonale “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor” do të organizohet në Prishtinë më 3-4 maj 2017. “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor” është veprim pilot për programin rajonal të trajnimit ekzekutiv dhe komponentëve të shkëmbimit për shërbyesit e rinj civil nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbisë) i cili aktualisht menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga Këshilli Britanik. Qëllimet kryesore të këtij veprimi pilot ishin krijimi i kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e gjeneratave të ardhshme të administratorëve publik dhe bërësve të politikave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe promovimi i elementit të bashkëpunimit rajonal të procesit të integrimit evropian në nivel të shërbimit civil duke krijuar lidhje ndërkufitare mes udhëheqësve dhe agjentëve të ndryshimit.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …