Shote Galica

Mbahet një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare, Shotë Galica

Të premten, më 30 qershor 2017 në orën 12:00, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkë organizim me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica.

Ky sesion, i cili do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri në ora 12, organizohet me rastin e 90 vjetorit të rënies së Shotë Galicës. Me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike. Kjo luftëtare shqiptare, i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesit serb, e njohur ndryshe edhe si “Lëvizja kaçake”.

Në këtë sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …