U mbajt një takim i nivelit të lartë në mes të FSK-së dhe Ekipit Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s

U mbajt një takim i nivelit të lartë në mes të FSK-së dhe Ekipit Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s

Në ambientet e Ministrisë së FSK-së, nën kryesimin e komandantit të kësaj force, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot u zhvillua takimi i dytë zyrtar, në mes të lidershipit të FSK-së dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, fillimisht theksoi rëndësinë e këtij takimi ndërmjet udhëheqësve të FSK-së dhe NALT-it, si organizatë dhe mekanizëm që punojnë shumë ngushtë bashkërisht, si dhe me një koordinim të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, e gjithashtu për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me NALT-in, si dhe avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me KFOR-in. Drejtori i NALT-it, gjenerali Hoffmann, në fjalën e tij u interesua rreth pozicionit aktual të FSK-së, aktiviteteve dhe planeve për të përbashkëta zëvendës- komandanti i KFOR-it, gjenerali Csombock u fokusua në ndërveprimet e suksesshme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së, sidomos në ushtrimet e përbashkëta fushore.  ​

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …