Mbahet Turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”

Mbahet Turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”

Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka filluar turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”. Takimi i parë i këtij turneu u zhvillua me të rinjtë e komunës së Shtimes, ku mori pjesë edhe Ministri Kujtim Gashi. Ai tha se përveç programeve dhe projekteve rinore, me të rinjtë e Shtimes diskutuan edhe për tema të cilat e preokupojnë shoqërinë e vendit. Gashi  shtoi se duke shfrytëzuar Fondin Rinor si program i veçantë, i themeluar për t’i mbështetur të rinjtë tanë, përfitimet do të jenë në rend të parë të ta. Ai i inkurajoi ata të punojnë dhe të angazhohen sa më shumë, e në këtë mënyrë suksesi nuk do t’iu mungojë asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …