Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim në NATO prezanton Kornizën e Komunikimit Strategjik

Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim në NATO prezanton Kornizën e Komunikimit Strategjik

Zyra e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në bashkëpunim me Ekipin Këshillues e Monitorues për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbajti sot takim informues për prezantimin e Kornizës së Komunikimit Strategjik, për personelin e zyrave të Informimit nga ministritë që janë pjesë e Komitetit ndërministrorë. Në takim, projektin e ri e prezantuan sipas përgjegjësisë: Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh edhe koordinator i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës  në NATO, Burim Ramadani, Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrisë si dhe këshilltarja për Komunikim Strategjik në NALT, për Ministrinë e Mbrojtjes, zonja Nicolien Wellen. Donjeta Gashi dhe Nikcolien Wellen, si dhe audienca e pranishme me diskutime, shprehën nevojën për një koordinim të mirë të gjitha dikastereve të përfshira në përplotësimin dhe përfundimin e një Kornize të Komunikimit Strategjik që do unifikonte komunikimin me audiencën në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …