Mbetem edhe pa komandant Mësuesin, si ai nuk kemi të tjerë

Lajmi për ndërrimin jetë të luftëtarit të lirisë, mësuesit të popullit, eprorit të UÇK-së, Shefqet Buçaj, i njohur gjatë luftës si Komandant Mësuesi, është kumt i dhembshëm e i pikëllueshëm, për familjen, për të afërmit dhe të gjithë ne që e kemi njohur dhe na ka njohur, që e kemi mirëkuptuar dhe na ka mirëkuptuar, që e kemi dashur dhe na ka dashur. Në janar të vitit 1999, fillimisht ishte angazhuar në stafin e Radios-Kosova e Lirë, meqë i plotësonte të gjitha kushtet profesionale, por ishte i pazëvendësueshëm në detyra dhe angazhime të tjera në hierarkinë organizative ushtarake të asaj kohe, andaj edhe iu desh t’ iu përgjigjej kërkesave të Shtabit.  Gjatë  luftës së UÇK-së ka kryer detyra të ndryshme në organizim dhe mobilizim, në vijat e frontit dhe kudo ku e ka kërkuar nevoja. Shefqet Buçaj  ka kryer edhe  detyrën zëvendës komandantit të Brigadës 121, Ismet Jashari,  Komandant Kumanova. Ka qenë edhe Komandant për moral në kuadër të Njësitit “Çeliku”, ndërkohë që ka kryer detyra të tjera me rëndësi organizative dhe ushtarake.

Pas luftës ka qenë edhe epror i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Lavdi luftëtarit të lirisë, mësuesit të popullit, eprorit të UÇK-së, Shfeqet Buçaj! (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …