KEK
Fillimi / Lajmet / Më 15 shtator, është paralajmëruar fillimi i gjykimit të ish eprorit të UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa
Gjykata Speciale ia vazhdon sërish masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa

Më 15 shtator, është paralajmëruar fillimi i gjykimit të ish eprorit të UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa

Më 15 shtator, është paralajmëruar fillimi i gjykimit të ish eprorit të UÇK-TMK-FSK-së,  Salih Mustafa. Përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale  është bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar  ka paraqitur rendin e dëshmive të dëshmitarëve për muajt nëntor dhe dhjetor 2021. Në këtë shkresë është thënë se përfshihet edhe informacioni nëse ata dëshmitarë do të shfaqen drejtpërdrejt ose përmes lidhjes me video, si dhe kohëzgjatja e propozuar e marrjes në pyetje për dëshmitar. Luftëtari i lirisë,  Salih Mustafa, ka qenë i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij ishte bërë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.  Është bërë me dije se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Albin Kurti ka mohuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të hapë arkivat e UÇK-së, pavarësisht çka kishte thënë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se Qeveria të cilën ai e drejton është ...