Simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore,

Në Kolegjin Heimerer, ditën e shtunë më 18 shtator mbahet Simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore

Me anë të këtij emaili ju njoftojmë se Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer, oganizon Simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore, i cili do të mbahet në platformën online ZOOM, duke filluar nga ora 08:30 deri në 18:00, e shtunë, në datë 18 Shtator 2021.

Këtë vit tema e simpoziumit është: “Ndikimi dhe mësimet e nxjerra nga kriza me pandeminë COVID-19 në fushën e shkencave shëndetësore”. Kjo konferencë synon të kontribuojë në zgjerimin e njohurive mbi ndikimin e COVID-19 në shkencat shëndetësore dhe mënyrat e mundshme në të cilat mund të menaxhohet kjo situatë.

Kjo konferencë do të sjellë së bashku zyrtarë të shëndetit publik, studiues dhe mjekë për të ndarë informacione, gjetje dhe histori nga pandemia COVID-19. Së bashku, ne përpiqemi të rrisim njohuritë, të mësojmë dhe të ndikojmë pozitivisht në përgjigjen tonë ndaj kësaj pandemie.

Nëpërmjet organizimit të këtij simpoziumi shkencor, ne gjithashtu synojmë të bashkojmë të gjithë akterët përkatës lokalë dhe rajonalë, në mënyrë që t’u sigurojmë atyre mundësinë për të shkëmbyer, diskutuar dhe debatuar gjetjet më të fundit në fushën e kërkimit mbi COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …