Më 2 prill të vitit 1999, në Kralan të Gjakovës, forcat ushtarake e policore serbe vranë 86 shqiptarë, në mësin e tyre 11 të mitur

Më 2 prill të  vitit 1999 në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën, në historinë e shtetit të Kosovës

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë …