Me 21 maj 2019 në Kaçanik mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi dh

Me 21 maj 2019 në Kaçanik mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi dhe Ekrem Gudaqi

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi dhe Ekrem Gudaqi si dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë organizohet Akademi përkujtimore e cila mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik me datën 21 maj 2019 në orën 16:00. Por paraprakisht në orën 14:00 bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në Runjevë. Në orën 14:30 bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në Stagovë. Si dhe në orën 15:00 bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK organizon manifestimin tradicional “Esad Mekuli” më 17 dhjetor në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) do të mbajë më 17 dhjetor 2025, të mërkurën, …