Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës  ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe ishin  plagosur e  arrestuar nga policia serbe qindra të rinj, në Prishtinë dhe në shumë qytete të tjera të vendit. Demonstratat e protestat u ndërmorën kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi serb i Milosheviqit, ndërkohë që protestuesit kishin shpalosur kërkesën e pa ndërprerë prej marsit e prillit të vitit 1981, Republikë-Kushtetutë ja me hatër ja me luftë. Asokohe, para 32 viteve  gjatë përleshjes me policinë vrastare serbe në Prishtinë, ranë dëshmorë, luftëtari militant i lirisë, Ismet Krasniqi, pastaj Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …