Më 28 shkurt 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Rexhep Rexhepi e Beqir Rexhepi

Më 28 shkurt 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Rexhep Rexhepi e Beqir Rexhepi

Më 28 shkurt  1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi. Më 28 shkurt  të vitit 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës,  kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, kanë rënë në luftime të drejtpërdrejta,  më pas kanë rënë edhe Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Atë ditë janë kanë marrë plagë lufte edhe shumë luftëtarë të UÇK-së.

 Serbët, në shenj hakmarrjeje mizore për pësimet përballë luftëtarëve të lirisë iu kishin drejtuar popullatës civile ku kishin derdhur mllefin e mizorinë barbare. Më 28 shkurt ata  kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur

Beteja në Qirez e Likoshan, pasohet me Betejën e 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, në Prekaz, e cila shënoi epopenë e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas masivizimin e konsolidimin e saj dhe luftën e pandërprerë kundër regjimit vrastar të Serbisë së Millosheviqit, e cila zgjati deri në qershor të vitit 1999, kur edhe me ndihmën nga ajri të NATO-së, përgjithmonë e dëbua nga Kosova regjimi okupator e kolonialist serb. ( Kalendari Kombëtar RKL-TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …