BE-ja

Më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord. Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …