Sot në Deçan promovohet libri i veprimtarës dhe studiueses, Fetnete Ramosajt me informata nga koha e luftës

Me 5 Prill 2023 në orën 13 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan përkujtohet Heroina e Kosovës Fetnete Ramosaj

Në organizim të OVL-UÇK- së, dega në Deçan, organizohen homazhe për Heroinën Fetnete Maxhun Ramosaj. Me 5 Prill 2023 mbushen 4 vite nga ndarja e hershme nga jeta e Fetnete Ramosajt që mban titullin Heroinë e Kosovës.  Familja, bashkëluftëtarët, shokët dhe miqtë do të bëjnë homazhe në orën 13 oo, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, aty ku prehet trupi i saj, që është shembulli më tipik i atdhetares dhe veprimtares e cila, na la një jetë përkushtim për çështjen kombëtare shqiptare. Jeta, veprimtaria dhe lufta e saj për çlirim dhe bashkim kombëtar, e Fetnete Ramosaj, në të gjitha dimensionet e veprimtarisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si njëra ndër themelueset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, publiciste, shkrimtare dhe studiuse e cila tërë jetën e saj e vuri në shërbim të Atëdheut, është dëshmi se roli i gruas shqiptare është i pakontestueshëm në çlirimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …