Me aktivitete të ndryshme, në vendin tonë u shënua Dita e Forcës

Me aktivitete të ndryshme, në vendin tonë u shënua Dita e Forcës. Për ta shënuar këtë datë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar “Ditën e hapur’’, ku kane marrë shumë qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës. Ceremonia qendrore u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku mori pjesë Rifat Jashari, vllau i komandatit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashrit, mandej komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,gjeneral lejtanti Bashkim Jashari dhe kryetarja e vendit, Vjosa Osmani. Për të parë nga afër Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët dhe eprorët si dhe pajisjet e saj, në kazermën në kazermën “Adem Jashari” kanë ardhur për vizitë edhe qytetar të shumtë të moshave të ndryshme anekënd Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

FSK dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në kërkim-shpëtim

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës …