Me moton “Kthema adresën”, qindra shqiptarë në Medvegjë, protestuan kundër veprimeve diskriminuese të Serbisë

Me moton “Kthema adresën”, qindra  shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër veprimeve diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare. Ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë. Protestuesve u priu kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, asamblistët shqiptarë në Medvegjë si dhe aktivistë të tjerë. Gjatë protestës pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese  serbe ndaj komunitetit shqiptar. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Dihet se më shumë se 4o.000 janë larguar nga trojet e tyre, sidomos nga viti 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …