Më moton “Qëndroni me Kosovën, mbroni demokracinë dhe paqen", mbahet tubim në Vjenë

Më moton “Qëndroni me Kosovën, mbroni demokracinë dhe paqen”, mbahet tubim në Vjenë

Nën organizimin e këshilltares lokale të Bashkimit Evropian dhe kryetares së shoqatës “Vienna goes Europa”, Kati Schneeberger, dje në sheshin “Platz der Menschenrechte” në Vjenë, u mbajt një tubim me komunitetin shqiptarë, të cilët ishin mbledhur në përkrahje të Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve dhe tensioneve të ditëve të fundit në veri. Qytetarët e grumbulluar kishin shkruar disa pankarta për të dërguar mesazhe për Bashkimin e Evropian që të qëndrojnë me Kosovën duke mbrojtur demokracinë dhe paqen. “Qëndroni me Kosovën!”, “Mbroni demokracinë dhe paqen!”, “Ndaloni autokratët!”, “Ne nuk kemi nevojë edhe për një luftë tjetër!”, janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët pjesëmarrës në këtë tubim. Organizatorja ka falënderuar qytetarët e grumbulluar në këtë tubim duke thënë se vetëm duke qenë të bashkuar dërgojmë edhe mesazhet në vendet e duhura. Ajo ka folur gjithashtu edhe për reagimin e BE-së, kur kanë dënuar Kosovën për mbrojtjen e institucioneve të saj dhe zbatimin e demokracisë, ndërsa nuk ka dënime për Serbinë, e cila ka shkaktuar sulme të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe Policisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …