Më shumë se 100 shtetas afganë të cilët ishin të strehuar ditë më parë në Kosovë pritet që sot të largohen nga vendi ynë

Më shumë se 100 shtetas afganë të cilët ishin të strehuar ditë më parë në Kosovë pritet që sot të largohen nga vendi ynë

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, siç merret vesh nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve. Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë./rel/

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …