leoni

Mehdi Krasniqi

Mehdi Krasniqi: Mbi disa gabime të (pa) qëllimta

Duke pi “piva” e hanger smoka thojshin, ka me ardh ni kohë edhe ma e mirë. Ka me pasë për krejt mend sa t’dush” E për këtë kohë, ata t’papërgjumurit, krejt natën e çojnë duke ia ndreq vegën vekshit, për me e kapë pa i prekë vala në dorë. Disa patriotë që kanë dalë (pas shiut e pas brymës, sikur dalin “pathurkat” në bari të pashkelur) po e ndjekin nëpër ëndrra armikun e vendit, e, kur tremben në mes të ëndrrës, befas, këmbë të këputur e t’lagur e gjejnë vetën. Pastaj, e ngrehin perden e dritares, ngadal e me kujdes “kqyrin” me njërin sy a mos lëvizë kush në oborr. Sa fort dridhen prej tute, s’arrijnë ta përthekojnë trupin e vet. Tash, kur shekulli i luftës u lidhë si u lidhë, u bë lehtë të shkruhet në gazeta të popullit, thashetheme e fjalë kapadaillëku kundër gjithkujt e nga gjithkush. Të mbushet mendja se ka ardhë Kohë e të Ligut dhe mund të flitet me gjuhë t’tulit e të shkruhen libra historikë me dorë të armikut…(!)

Më duket se edhe ma keq do të bëhet, kur të del në shesh edhe një kategori njerëzish që po rri fshehur pas shpinës së hijes duke shikuar tinëz se mos po rrëzohet kush e m’ia zënë vendin. Shtresë e dorës së zgjatur që i shërbejnë jo vetëm shkaut e t’birit të shkinës, por edhe armikut të kombit që fshihet në mes miqve të kombit tonë! Me e “kqyr” kah dy anët medaljen, ka do spiunë që kanë qenë tamam spiunë t’Sllobës, ata janë dhe tash të zëshëm e vendimmarrës, janë në krye t’njerëzve, e veç më t’fortë janë në krye të funksionit e të misionit të pandërprerë. Ata tash marrin paga prej mundit të popullit të përvuajtur, anipse dje e do ditë më herët ishin kundër popullit dhe kundër vullnetit të tij. Në institucione kanë zënë fill e po përtrihen si “zotni”, thua se baba ua la trashigim! E, na, fort jemi të mishëruar për harrimin, sa as varret e baballarëve nuk i dimë, bile as hjekitë e luftës nuk na sillen ndër mend! E kaluara nuk na dhembë pasi të kalojnë nja dy- tri ditë.

Ata( spiunët e brendshëm e të jashtëm), kanë ngrehë dorë mbi heronjtë tanë, ndaj luftës për liri dhe ne kemi heshtur sikurse po bëjmë edhe tani, kur historia po dridhet nga tërmete të njëpasnjëshme. Spiunëve, pisarëve, tradhtarëve ua kemi dhënë dorë e fjalë, karrigë dhe pushtet, duke i lënë të habitur! E ata vërtet kanë punuar, bile as orari i punës nuk iu ka mjaftuar, por për kë dhe kundër kujt! E na, duke shfaqë fytyrë të demokracisë, dëgjojmë pa pasë të drejtë fjale…dhe duartrokasim dënimin që na shqiptohet nga gjithfarë pëshurranësh, që në vendin e vet nuk i bën kush hesap as për pesë pare! Disa gazetarucë dhe disa portale po ma mbushin mendjen se edhe tash janë bërë me shkije…bile edhe ma shkije se shkijet! Të ndihmuar edhe nga (b)analistë supremë, më shumë se Shesheli e Vuçiqi po i fryejnë burisë kundër luftës së UÇK-së. Këta kënaqen me e pa duarlidhur një ish-luftar a ish-komandant! Hiç s’ dyshoj që nuk bëjnë festë e nuk gjuajnë kah qielli rafale automatikësh.

Këta e bënë punën që të huajt me përndjekë secilin ish-ushtar dhe ish-komandant. Me e burgosë secilin që ka luftuar për liri. Me e burgosë secilin që ka sjell ujë dhe bukë në istikame të luftës. Këta pisa, e kanë bërë punën që të huajt të na gjykojnë luftën dhe të na masin lirinë me pëllëmbë. Gazetarucët edhe (b)analistët që një zot e di në ç’birucë miu janë strukur në kohë lufte dalin tash e flasin për flladi për përmasën e luftës dhë pasojat e saj. Ta mbushin mendjen se këta e paskan bërë luftën dhe jo Ushtria Çlitimtare e Kosovës. Asnjëri nga ta nuk thotë asnjë fjalë të vetme për masakrat në Reçak, as për masakrat në Therandë, as për masakrat në Rahovec, as për masakrat në Gjakovë, as për masakrat në Malishevë, që u kryen nga forcat serbe. Nuk flasin këta për këto, sepse nuk shkon mirë diçka në fytin e tyre…ose paguhen pak sa këta nuk kanë hesap, ose iu ndalen fare rrogat! Disa prej tyre, të plasin edhe ma fort kur flasin për çështjen kombëtare e bashkimin kombëtar, a zemra ju qanë për Jugosllavinë! Një zot e di kur ndërron ky mot pa çehre!

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …