Mehdi Salihu: Aktualiteti politik, ekonomik dhe social në Kosovë

Aspekti demografik

Përderisa populli serb po tkurret si popull, çfarë na duhet ne shqiptarëve të tkurremi me territor!Populli serb nga shënimet zyrtare te natalitetit të popullsisë së saj ka zbritje rapide të popullsisë, për shkak të natalitetit të ulet, në vitin 2050 nga 6.5 milion banorë sa ka nga burimet e serbe do bie numri i serbeve ne 5 milion (shifër e thënë nga vete Vuqiq-kryetari i Serbisë dhe rreziku qe po i kanoset Serbisë dhe serbeve). Pjesa e rrethinës se Sanxhakut të Nishit nga janë dëbuar dhunshëm shqiptarët nga 765 vendbanime (një pjesë e tyre) posedojnë ende tapitë e tokave te veta. Edhe kolonizuesit serb qe jetonin në tokat shqiptare kane filluar ti shesin ato troje. Pra ka peshë thënia; Guri i rëndë peshon në vendin e vet.

Tri  komunat shqiptare, Presheve, Bujanoc dhe Medvegjë është e vërtete që kane zvogëlim të popullatës nga presioni që iu është bërë viteve të fundit, por një pjesë e madhe ende qëndron në tokat e tyre e pjesa tjetër që janë detyruar të shpërngulen janë gjithmonë të gatshëm të kthehen në trojet e tyre shekullore.

Serbia përkundër faktit që mendojmë që është e forte ekonomikisht megjithatë shumë serb po kërkojnë jetë më të mirë rreth pashallëkut të Beogradit dhe në shtetet perëndimore. Gjithashtu serbet që jetojnë në veri të Kosovës si Mitrovica, Leposaviqi, Zveqani e Zubin Potok duke mos gjetur perspektive po ikin në brendi të Serbisë dhe shtetet Perëndimore për jetë më të mire. Pastaj 11 komuna të reja serbe që me fajin tonë janë formuar nga 1000-5000 banor në brendi te Kosovës, numri i banorëve të tyre është në zvogëlim. Të rinjtë serb aspak nuk ndihen mirë në këto enklava përkundër faktit qe gëzojnë te gjitha liritë dhe privilegje nga shteti ynë prapë se prapë ikin në Serbi por jo vetëm në Serbi por shumë ka qe ikin në shtetet perëndimore.

Aspekti politik

Çfarë na duhet korrigjimi i kufirit me ndërrimin e tokave shqiptaro-shqiptare? Si mund të ketë bashkim kombëtar me humbjen e një pjese të territorit të Kosovës që juridikisht bëhet pjese e Serbisë sepse edhe Ne po e pranojmë një gjë të tillë edhe aq me keq me garancion të faktorit ndërkombëtar dhe po pranojmë me nënshkrim tonë. Diçka që e ke firmos ndërkombëtarisht kurrë më nuk mundet të zhbëhet, sepse ke firmos ti si shqiptar.

Përse duhet te falim territor, kur kemi mundësitë ta ruajmë këtë territor të Kosovës i cili ndërkombëtarisht është pranuar nga shtetet më të fuqishme të botës, GJND-ja si dhe nga vet Shqipëria. Bashkimin kombëtar duhet te bëhet me këta kufi aktual ndërkombëtarëisht të pranuar. Mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare pse nuk kërkojmë reciprocitet me Serbinë për minoritetet, siguri për të drejtat të pakicave kombëtare të pakicës serbe me ato shqiptare në Luginën e Preshevës. Faktori demografik i shqiptareve në Ballkan qëndron me mirë se sa faktori demografik i popullatës serbe që është në tkurrje.

JO të pranojmë kufi te ri, të ndërrimit të tokave shqiptare mes vete. Korrigjimi është me rendësi për Serbinë dhe Vuqiqin. Ne duhet të i shtrijmë vetëm kompetencat institucionale në pjesën veriore të Kosovës dhe integrimin e pakicës serbe në Kosovë, për aq sa edhe Serbia ju jep Luginës së Preshevës. Pako e Ahtisarit e mbulon kërkesën maksimale të pakicës serbe në Kosovë, ju dhanë minoritetit serb 13 komuna të reja me të drejta të veçanta! Nuk kemi tokë tepër për ti dhënë askujt, kemi dhënë mjaft deri tani, Maqedonisë Veriore 2500 hektar, Malit të Zi 8500 hektar. Tani: PERSE DUHET TË FUSIM THERREN NË KËMBË TE SHËNDOSHË?

Aspekti ekonomik

Nëse dëshirojmë korrigjim, atëherë, duhet te vetë-korrigjohemi në politikë e sidomos në zhvillimin ekonomik që ky sistem i instaluar nuk ka bërë asgjë që 20 vite. Jemi bërë transit i mallrave serbe, vend i tregtisë së mallrave serbe, maqedone, turke dhe kineze. Politikat fiskale të gabuara, nuk kemi stimuluar prodhimin vendor, nuk kemi mbrojtur prodhimin vendor, atë prodhim që kishim para lufte nuk e kemi më. Pa prodhim nuk ka shtet, nuk ka punësim, nuk ka zhvillim, nuk ka perspektive për te rinjtë, shkalla e papunësisë është 60%, janë krijuar 2 shtresa shoqërore në popullatë, shtresa shume e pasur, të pasuruar nga politika dhe shtresa shume e varfër e që janë 80 % e popullatës, buxheti i aprovuar për 2019 është buxhet i politikës dhe për politikën, buxhet që i rritë pagat e politikanëve dhe krijon mundësi për luftën e subjekteve politike në zgjedhjet e ardhshme. Ku politikanët bëjnë gara se cili ishte me meritor, buxhet që ndahet për gare politike, buxhet që ndahet 60% e parasë për Paga e mëditje, buxhet i cili sektorin privat e lenë shume mbrapa në raport me sektorin publik. Kjo ndarje e buxhetit ndodhë vetëm në Kosovë me përqindje të ndarjes të pa balancuar, buxheti i shtetit duhet të shkon atje ku krijohen frytet e punës dhe kapitalit dhe kryesisht për nxitjen e sektorit privat dhe bizneseve private. Përse qe 7 vite e kemi pagën minimale në Kosovë 135 apo 170 euro, sepse aq i kemi thëne sektorit privat degrado punëtoret në ketë sektor, buxheti 2019 krijon varësinë e popullatës për një vend pune në sektorin publik, varësinë e popullatës në pritje për një cope bukë. Ky degradim nuk është bërë rastësisht nga politikanet, kemi krijuar sistemin Aziatik në ekonomi nga shtetet e pazhvilluara të Azisë.

Për 20 vitet pas lufte rreth 360 miliard para te gatshme janë futur në Kosovë nga organizate të ndryshme ndërkombëtare si UNMIK, KFOR, OSBE, Komisioni Evropian, USAID, e lloje lloj organizate etj. pastaj nga Remintancat e Diasporës çdo vite nga 1.6 miliard euro në formën direkët apo indirekte. Ku kanë mbetur këto para, a qarkullojnë brenda bankave komerciale dhe shtetit të Kosovës. Përgjigja është JO, sepse kemi blerë mallra nga vendet e lartcekura dhe parat kanë ikur jashtë shtetit. A kemi mundur ndryshe që 20 vite? A kemi mundur të ishim shteti me i fuqishëm ne Ballkan? PO kemi mundur!

Aspekti strategjik

Ne nuk kemi strategji as kombëtare as ndërkombëtare. Nuk kemi strategji në Kosovë, nuk kemi strategji me Shqipërinë që bashkimi kombëtar do jete i pashmangshëm por duhet të kemi durim sepse është proces. Për faktorin ndërkombëtar është më mire një shtet shqiptar në Ballkan se 2 shtete shqiptare, dy përfaqësime shqiptare, dy vota shqiptare. Nuk kemi strategji as për popullatën shqiptare në Maqedoni që nuk është pakicë, nuk kemi strategji as për popullatën shqiptare në Greqi dhe Male te zi!

Vështrim

Po të kemi vullnet në politikë, vullnet në ekonomi, strategji kombëtare, po të ndryshohet sistemi komplet i qeverisjes (me këta që i kemi aktualisht që 20 vite kurrë nuk është e mundur ndryshimi e aq me pak me njerëzit e mbetur në “Dekadën e re”), po të krijojmë subjekte politike me mendësi evropiane e amerikane, ku privilegjet nuk do jenë të merresh me politike e pasuri individuale (kapitali të shtrihet në biznesin privat), po të krijojmë vlera në arsim e edukim, vlera në qeverisje te mirë, sundim i ligjit dhe vetëm ligjit, nxitje e biznesit privat prodhues, sistem energjetik, tërheqje kapitalit të jashtëm, etj. Atëherë do të jemi ndryshe, potencialet ekzistojnë, krejt rrugët janë te hapura, si shqiptarë në këta kufi të Kosovës

A duhet të ndërrohet ky SISTEM i instaluar në Kosovë dhe disa nga këta njerëz të pa dijshëm e antikombëtar, një pjese e shitur te vendet fqinje armiqësore si punë marres, një pjese servil dhe përshtatshmëri për këdo që vjen në pushtet? Përgjigja është PO, ky SISTEM duhet bjerë poshtë, bashkë me këta njerëz. Ky shtet ka politikan dhe profesionalist të të gjitha fushave e që janë shumicë por nuk ju jepet shansi nga modestia dhe sinqeriteti që kanë ata për veten.

A duhet te rritet VETËDIJA tek qytetaret e Kosovës? Përgjigja është PO. Nga kush duhet të rritet kjo vetëdije? Përgjigja: nga qeverisja ndryshe dhe nga populli me mendje! Me kuadro të reja pro perëndimore, profesionale, intelektuale dhe cilësore e që i futen politikes jo për të u pasuruar, por në shërbim të kombit e shtetit. Populli duhet që të mos ketë frikë nga askush kur je ne rrugë te drejtë; të vlerësojë drejtë e realë; të jetë i lirë në votën e tij pa ndikim politike; të distancohen nga të njerëzit e korruptuar e kriminel; nga njerëzit që ditën ta rrahin shpinën e natën janë të nëntokës; nga qeverisja e keqe lokale apo qendrore; populli duhet ta dije që ai që thirret për të kaluarin e tije, ai nuk ishte askushi as në të kaluarën; popull duhet të mendon për të ardhmen e fëmijëve e jo për një interesa personal; populli duhet ta dije që fati i një populli kurrë nuk lidhet për individin; populli duhet ta dije që diktatori kur humb pushtetin, ai humb edhe shtetin edhe kombin; suksesi i secilit individ matet me punën kolektive e jo individuale;

Këtë shkrim po e përfundojë me disa thënie të Volterit:

Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër! Kur bëhet fjalë për paratë, qeveritarët kanë të njëjtën fe!

Tiranët duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë! Tiranët gjithmonë kanë disa hije të lehtë virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato!

Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …