Brickos

Mehmet Bislimi: Hipokrizia politike e BE-së

  Kur lëshimet bëhen me kohë, ato sikur marrin tatëpjetën dhe rrokullisën drejt greminës aq lehtë e pa keqardhje. Në fakt, çdo përpjekje për ta degraduar pavarësinë e Kosovës dhe të institucioneve të saja, nuk është vetëm degradim i bartëseve të saj, praktikisht është edhe degradim edhe për miqtë tanë, të cilët jo pak energji kanë investuar që Kosova të jetë këtu ku është sot. Populli ynë nuk ka besuar dhe as që ka dashur të besojë se kjo çështje paska edhe bishtin prapa, por ja që po na del e tillë! Për më shumë është degradim dhe lojë e ulët me ndjenjat dhe përpjekjet tona shekullore, realisht lënë në mes të rrugës. Të besojmë se kjo energji te ketë qenë pozitive, mirëpo lëvizjet e figurave pa takt, kohëve të fundit sikur po fundosin atë që është ndërtuar për këto dhjetë vitet në Kosovë, ato po flasin edhe më shumë, se kaq! Këto lëvizje fusin pasiguri. Kështu, në vend që Kosovën ta shpien drejt zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit të saj, ata me këtë akt në Kosovë po sforcojnë motivin e qasjes së njerëzve për të gjetur rrugë tjetër fare.
Presioni më i ri që po bëhet mbi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për të pranuar të gjashtë pikët e iniciuara nga Serbia, të propozuara nga Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, me presion nga Rusia muaj më parë, duke e kërcënuar atë se nuk do ta votonin për një mandat të dytë, sikur po bëhen realitet! Kush mund të kuptojë këtë hipokrizi politike të Bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkojnë të minohet ajo që është ngritur edhe me kontributin e tyre.
Hipokrizi e llojit të vetë është, kur ata me plotë gojën deklarohen se kjo është në të mirën e Kosovës. Kjo na përkujton kohën kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës, ndërkaq anëtarët e LKJ-së proklamonin se Kosova me këtë akt, nuk po humb, por po fiton!
Me këtë logjikë, Bashkësia ndërkombëtare jo vetëm që po neglizhon njohjen e Kosovës nga shtetet tjera, por po vë në hamendje edhe ata që e kanë njohur deri me tani!
Me këtë lojë politike Serbia po hap rrugën e konflikteve të reja që do të komplikojnë jo vetëm çështjen në Kosovë, por rajonin e më gjerë! Nëse BE-ja pranon këtë fakt disa gjëra mbesin të pakuptimta:
E para; çmimin Nobel, për kontribut paqe që iu nda zotit Ahtisari?!
E dyta: Dislokimi i misionit të EULX-it, por jo mbi planin e Ahtisarit- nga një anë, e pikërisht mbi këtë plan ishte vendosur për dislokimin e tij nga ana tjetër!
E treta: Të vepruarit në mënyrë neutrale ndaj statusit të Kosovës, në kohën kur Kosova tanimë është shtet i pranuar nga shtetet më të fuqishme të globit?!
E katërta: Çfarë kuptimi ka më që shtetin e Kosovës ta njohin shtetet e reja, nëse me këtë akt, pra me pranimin e këtyre 6 pikëve Kosova minon vet shtetin e vet!?…
Më pas, si ka mundësi që doganat, policia dhe gjyqësia e një shteti t’i japin llogari një shteti tjetër? Si ka mundësi që EULEX- të veprojë mbi rezolutën 1244, kur kjo rezolutë i jap Serbisë të drejtën e sovranit mbi Kosovë?!
Çfarë peshe kanë më tej organet e shtetit të Kosovës kur në territorin e saj futet malli kontrabandë, djalli dhe i biri, kur policia e Kosovës nuk guxon as ta legjitimojë as ta ndalojë e as ta arrestojë keqbërësin nga se i përket rajonit të mbikëqyrur nga policia komunave të decentralizuara nëpër Kosovë?!
A ka edhe një shembull në botë, kur paqja që është ngritur nga vet përfaqësuesit e politikës së madhe demokratike botërore të rrënohet në atë masë dhe pa keqardhje si në Kosovë, për t’i hapur rrugë anarkisë totale dhe gjakderdhjeve të reja, në emër të paqes dhe progresit?!…

Intriga e dyfishtë!

Para dy- tre ditëve, zëdhënësja e Havier Solanes zonja Cristina Gallak, mohoi deklaratën e zyrtarit të komisionit Evropian, Pierre Mirel se BE- ka pranuar kushtet e vëna nga Beogradi. Një intrigë e dyfishtë po luhet mbi kurrizin e Kosovës në mënyrë që status-quo të mbetët atje. Ky interpretim zërash kakofonie me një disonancë të çoroditur, ku do të sillet secili sipas qejfit dhe interesit të vet, në masë gati absolute do të neglizhojë njohjet e reja të shtetit të ri të Kosovës….

ky edhe është qëllimi final i Serbisë. Me këtë rast ministri, Jeremiq kishte deklaruar se me zbatimin e këtyre 6 pikëve Serbia do ta varros përfundimisht planin e Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës, natyrisht kësaj radhe këtë do ta realizojë në mënyrën më pedante, pra për mes politikës “largpamëse” të bashkësisë ndërkombëtare!…
Shtetet që kanë njohur Kosovën duhet të veprojnë mbi bazën e vendimeve dhe vullnetit të tyre, në të kundërtën do të duhej të tërhiqeshin me turp. Kosova dhe institucionet e saj detyrimisht duhet ta marrin fatin e vet në duart e veta duke mbrojtur parimin e së drejtës ndërkombëtare për të vetëvendosur, për të jetuar të lirë si të gjitha shtet tjera të botës, të cilat kushtetuta i obligon, që lirinë e cenuar nga të tjerët ta mbrojnë edhe me mjetet e fundit, edhe me armë!

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …