Luan Haradinaj

Mehmet Bislimi: Luanit

(Luan Haradinajt me rastin e përvjetorit të rënies)

 

me Shkëlzenin po rrugëtonin

nga moti në mot

përflakur në qiellin e kaltër

atdheut po i dalin zot

rreze dielli shpërndarë

për botën liridashëse

në shtigjet e bjeshkëve shemb

mbi Shkëlzen e mbi Sharr

si shqiponja mbi shkëmb

 

lulëkuqe të këputura

nga zemra e tokës

epoka të ripërsëritura

ju

bijtë e Zaharia Gropës

Ademi

Shkëlzeni

Zahiri

Hakifi

Edi

Muji

Adriani

Luani …

ngjitë si degët në lis

Luan ishin

që të gjithë!

 

CH-06-05-2020

Kontrolloni gjithashtu

MSc. Adem LUSHAJ: 24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Nga Deçani në botë: rrugëtimi ndërkombëtar i librit “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”

Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, një vepër dokumentuese dhe historike mbi …