Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Mbushur me mallëngjim

Jam mbushur me mallëngjim

ejani më afër

nuk dua t’ju shoh kaq larg

sytë e mi mbushur shkëndija

gati për shpërthim 

për ju

për barin e njomë

për këngën e zogut

për gjuhën e ëmbël

për lozonjaren në vrapim

për ty o nënë Shqipëri

ti pjesë e shpirtit tim

 me gjuhën e shpirtit më folni

me sytë e zemrës më shikoni

një ditë do ikim që andej

nuk do shohim njeri

nga jeta e rëndë

shpirti ynë i vuajtur u poq

sot as dje

malli për njerëzit e mirë nuk na u hoq

për njerëzit si ju

si ai

sa shumë malli më ka rënë

për ju o njerëzit e mi. 

 

 

Dhjetor, 2017

Kontrolloni gjithashtu

Sadete Tërnava-Osmani: Në përvjetorin e tetë të babës (1947-2017) përkujtim me mall e dashuri

Falmë M’duket, M’bëhet M’ngjet Se rri i fjetun në sytë e mi Se rri zgjuar …