Mehmet Bislimi: Ngushëllimet më të thella për vdekjen e Jehon Gërvallës

 I dashur miku im Zeqir!

 

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e zi për vdekjen i birit tuaj të dashur Jehonit …

 

Jeta qenka e tillë, me të liga, të papritura e të pabesa!, dhe sprovat e saj qenkan të rënda, të rënda, të rënda sa vet toka e pamatur!

I dashur Zeqir, ti nënë e Jehonit, vëllezër, motra dhe fëmijë të tij e mbarë gjaku juaj Gërvalla- luteni pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, Mehmeti me familje.

 

 

 

Zeqir Gërvalla

 

 

Zeqir vëllai mbahu

 

ti palca e lisit

 

ti fjala e madhe e poezisë në bardhësinë e plisit

 

ti që kurrë nuk i ke bërë konak zisë

 

ti që i ke kënduar shqiptarisë – lirisë

 

ti ke kaluar male e kodra

 

ty kurrë nuk do të shuhet votra

 

ty kurrë mos të mbet thatë sofra

 

ty kurrë vajin në buzë nuk ta kemi parë

 

ty këto ditë zemrën në dysh ta kanë ndarë

 

mbahu vëlla

 

jeta i paska edhe këto

 

mbahu

 

 

 

ne jemi të gjithë me ty

 

e vetëm nuk kemi për të lënë

 

për ty sot

 

të gjithë jemi të trishtuar

 

të gjithë jemi ngritur në këmbë

 

për Jehonin

 

në shenjë nderimi

 

në shenjë dhembje

 

në shenjë pikëllimi

 

në shenjë kujtimi

 

 

 

Zeqir vëllai

 

ti bir i Kosovës e Shqipërisë

 

ti mburrja dhe krenaria e Shqiptarisë

 

ngushëllohu me kujtimet e Jehonit

 

me fëmijët e tij

 

me forcën e zemrës tënde prej burri

 

me themelin tënd prej guri

 

me këngët tuaja në palë flamuri

 

ti që tërë jetën dashuri ke falë

 

ti me zemrën valë

 

Zeqiri ynë plak

 

Zeqiri ynë burrë

 

Zeqiri ynë djalë

 

 

 

Zvicër, 26 korrik 2015

 

Mehmet BISLIMI

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …