Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Mehmet Bislimi: Një çerekshekull frymëmarrje të lirë!

Këtë çerekshekull, krerët e shtetit të Kosovës (ndarë në çarqe Bajraktarësh), e përçudnuan dhunshëm dhe vrazhdë, krejt në mënyrë tragjike- komike, duke e devijuar këtë frymëmarrje të lirë, që e solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës me gjakun dhe gjymtyrët e saja, Dëshmorët e kombit anë e kënd tokave të shqipes, invalidët e luftës, ushtarët e lirisë, dhe e gjithë popullata jonë e angazhuar pa hile për lirinë tonë; ranë pleq e të ri, gra e fëmijë, ushtarë e djalëri, luaj e legjendarë, si dikur moti trimat e parë!…

Këtë prurje shekullore, që nuk ri- përsëritet shpesh në histori, Bajraktarë e çarqeve të ndryshme, ndarë në taborre mburravecësh, u përpëlitën t’ia atribuojnë rastësisë, qetësisë, nënshtrimit, lutjeve të përjavshme të Xhumave, shkretimit mediatik e politik, denjave barakave me cigaren  në cepin e buzës dhe gotën e çajit e të verës në tavernat e pista të mejhaneve të qytetit, me porosinë:  “rrinin e mos provokoni, se na vjen liria vet, e pse duhet kot me vdekë!”

Të vetmen pyetje që do ta shtroja sot është: sa e dhimbshëm është rënia e qindra dëshmorëve të kombit “kot”, përderisa lirinë e paskan sjellë esnafët e denjave me verën e kuqe dhe cigaren në cep të buzës, sa kot paskan shkuar djemtë tanë…. Ky mjerim, ky përçudnim, manifestohet krejt hapur si një çerekshekull i frymëmarrjes sonë të lirë, në vendin tënd, në vendin tim, shënohet ky çerek shekulli me kaq përçudnim.

Tani ku je Komandant Legjendar, ti me trimat tuaj, që kësaj radhe nuk u zunë në gojë këtë  Bajraktarë… mos shihni kusure, ngasë kësaj here kishte radhë, kishte radhë të gjata, ishin në garë se kush po rrihte gjoks më parë!

Koha pret, uroj që në ndonjë çerek shekulli tjetër të hipur mbi trap, uroj të mos ju harrojnë prapë!…

Kemi ardhur nga të katërt anët e botës në Kosovë, për të parë në sytë tuaj entuziazmin e lirisë, respektin deri në përulje për ata që dhanë edhe jetën për këtë vend, si nuk u vrau ndërgjegjja e nuk zutë në gojë një emër, si: Adem, Hamëz, Shaban, Kushtrim, Luan, Shkëlzen, Zahir, Edmond, Adrian, Muji, Leotrim, Xhevë, Fehmi… lista vazhdon

CH-11-06-2024

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …