Mehmet Bislimi: Përjetësi (Akademik Rexhep Qosja)

 

 

me fjalët e zemrës t’ia themi

t’ia themi sinqerisht

t’ia themi troç

atij burri

akademik Qosja

je më i rëndë se guri

më i madh se lisi

më i bardhë se plisi

fisnik si vet fisi

ynë arbër

 

simbol urtësie

krenari e shqiptarisë

kurorë diturie

rrënjë e lashtë ilirie

burim Plave

degë e blertë Gucie

trung mijëvjeçar Shqipërie

 

me tingujt e shpirtit

ta këndojmë

je muzë e këngës

me ngjyrat më të bukura

të ylberit

ta pikturojmë

 

portreti yt i papërsëritshëm

fjalën e madhe për kombin

e ka thënë guximshëm

gjithmonë

jo strukur

as frikshëm

 

në mbrojtje të atdheut

një jetë të tërë rrugëtoi

kandil shndritës i ardhmërisë

si Drini në rrjedhën e vet

plaku mendjendritur

plaku mendjehollë

plaku zemër djalë

plaku mjekërborë

 

ti

tempull dardan

i magjisë krijuese

kokën mbështetur

tek rrapi shekullor

me flakën e diturisë bartur në gji

krenarinë e kombit përjetësove

ti biri i denjë i nënës arbërore

ndër yje

yll i zjarrtë

krenari e ligjshme

ti mburrje e kombit 

i papërsëritshëm

kolos i diturisë

akademik Qosja

emblemë shkëlqyese e shqiptarisë

 

dhjetor, 2013 Zvicër

 

 

 

Mehmet Bislimi: LAVDI QIELLIT

(Adem Demaçit)

 

në motet e largëta

zë i vetmuar

një grusht atdhetarësh

përflakur

në ballë të furtunës

bijtë e tokës

bijtë e zotit

bijtë e nënëlokes

Kosovë e Adem Demaçit

Kosovë e Adem Jasharit

Kosovë vatër e lirisë

Kosovë vatër e zjarrit

 

në këtë vend që nuk kishte teatër

e teatër po luhej

as sot

nuk po skuqen ata

që do duhej skuqur

shpirtshiturit u trazuan

Bacë Ademi tha të vërtetën

si gjithmonë

të vërtetën

as gjë më shumë

 

ai edhe dje

si sot dhe nesër

gjërave u thotë në emër të vet

hajnit i tha hajn

tradhtarit- tradhtar

qenit- qen

spiunit- spiun

zagarit- zagar

pushtuesit- pushtues

çlirimtarit- çlirimtar

 

ai eci vertikalisht

në një kohë kur shumë të tjerë hiqeshin zvarrë

mure erë myku e zymtësie përballoi

papërkulur e ballëlartë

në rrugët e jetës marshues

në rolet e imponuara nuk u tjetërsove

me fuqinë e shpirtit

dashurinë për botën e madhe përjetësove

deri në sakrificë e vetëmohim

dashuri për të tjerët

dhurove

 

nëse keni dëgjuar deri më tani

të ketë peshuar kush

gurin e vuajtjeve të tij shpirtërore

e pra

sa peshon vuajtja

mbi supet e tij

lavdi qiellit

çka (s) presim më shumë

nga kryeneçët e kësaj shoqërie të çakorduar

çmendurisht.

 

Dhjetor, 2013 Zvicër

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …