Sonte do t’i kujtojmë
edhe ata që nuk kanë kulm mbi kokë
që nuk kanë shtëpi e katandi
ata që ecin vetëm e me këmbë në tokë
ata që skamja i ka zënë ngushtë
me shpirtin nën dhëmb e zemër të plasur
në janar te akullt e gushtin e prushtë
në këtë kohë të përdalë
kohë te mbushur me pushtë e zagarë
kujtojmë ata
që e nesërmja nuk i gëzon
ata që gjumin i natës nuk i zënë
ata që “koha” i ka harruar
ata të djegurit e përvëluar
padrejtësisht
të ndryrë e me hekura rrethuar
me shpirtin e madh
bijtë tanë të dëlirë
që shndrisin si diell
me buzëqeshje të ngrirë
kohë në çoroditje
reliev atdheu në plasaritje
zanore me ngjyra të humbura
kohë e përdalë në ikje
ëndrra me përkëdhelje të buta
po vijnë ditët e moti pritura
po vjen edhe fundi
i pritave me skuta
pabesi me kurtha
po
Po shkrihet bora
dimri po shkon
bilbil i vogël
pse po vajton
bilbil i vogël a më dëgjon …
O varg i bukur melankolie
po kush ty të harron
ata janë vlera të paçmuara lirie
janë burra e mëdhenj të atdheut
janë burra me nam shqiptarie
që atdheut gjithçka i dhanë
që hakmarrjen e injoruan
që vajin e kthyen në buzëqeshje
që atdheut asgjë s’i kërkuan
gjithë ky rrugëtim yni
plot gjashtë shekuj më vonë
gjashtë shekuj pas Skënderbeut
janë bijtë tanë
ata
janë çlirimtarët e atdheut
që përmes grilash na shohin
me zemër të madhe
me buzëqeshje të ngrirë
deri tek dita e para agimit
me rreze dielli në kupë të qiellit
kur një ditë ju do hapni
portën e madhe të atdheut
të atdheut tonë të lirë
pa brenga e halle
e ne
do futemi në valle
në vallen tonë te madhe
valle në lëndinën e lotëve
peshë e gjithë atij malli djegur
e shtrenjtë bloza e lazdrua e këtyre moteve
që ne paguam
paguam tagrin e blozës së madhe
Kosova me halle
nga padrejtësia që në drejtësi thirret
ata që populli nuk i ka harruar
ata janë gjallë e për ne rrojnë
ata që kurrë nuk do t’i harrojmë
ata gjithmonë do t’i kujtojmë
ata atdheut kaq shumë i kanë dhënë
ata janë krenaria jonë
ata ende po i mbajnë të ndryrë
ata që “ligji” po i ndëshkon
ata gjithçka kanë dhënë
për atdhe e bashkim kombëtar
ata po digjen për liri
së cilës rininë ia kanë falë
ata kurrë nuk pendohen
një fjalë të ligë nuk e thanë
ata që modestia po i sfidon
ata në heshtje po digjen zjarr
gjoksi shtëllunga tymi po u lëshon
mos harroni amanetin e plakut
e të parit të konakut
bacë Shabani pati thënë
lirinë së bashku do ta gëzojmë
të robëruar toka s’na pranon
sofrën thatë askush mos ta ketë
ta nderojmë secilin luftëtar të lirisë
secilin veç e veç
ata kanë dhënë aq shumë për atdhe
ata kanë dhënë aq shumë për ne
ata ishin të mirë
ishin zemërgjerë
ishin bujar
asgjë nga atdheu nuk kërkuan
atdheut të gjitha ia kanë falë
i falën gjymtyrët dhe jetën
ata kurrë
nuk menduan për vet- veten
kush i mohon të rënët për atdhe
iu harroftë emri
mos e pranoftë brenda ky dhe
qofshin të mallkuar ndër ne
sa fjalë madhe
sa fjalë e ëmbël
ATDHE
Prill, 2026
Mehmet Bislimi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
