Brickos

Mehmet Bislimi: ZËRI I RADIO KOSOVËS SË LIRË

 


Në një kohë kur nuk guxonte kush të dëgjohej me tej se te pragu i portës së shtëpisë, ngase Kanibali Serb ishte të porta e lërë më të dëgjohej zëri i një radioje, që do të përhapte kumbueshëm zërin e shpresës së shqiptarëve, zërin e pushkëve të lirisë të cilat po këndonin bukur në duart e bijve tanë më të denjë rreshtuar në radhët e UÇK-së të cilët kishin nevojë që lufta dhe sakrifica e tyre mbështetur fuqishëm nga populli shqiptarë të pasqyrohej drejt para opinionit ndërkombëtarë. Këtë gatishmëri e tregoi dhe e realizoi “Radio Kosova e Lirë” që në janar të 1999- të, kur edhe u themelua Radio Kosova e lirë me iniciativë të liridashësve tanë e me mbështetje të domosdoshme të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ju, njerëzit e sakrificës, në emër të dashurisë për lirinë e atdheut morët këtë barrë mbi supe, ju iu përveshën punës me përkushtim, duke dhënë çdo gjë nga vetja e juaj në mënyrë që të thuhet dhe të mbrohet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Edhe përkundër vështirësive shumëdimensionale, po kaq madhërishëm ia dolët dhe realizuat misionin tuaj kombëtar që në sekondat e parë të lindjes së saj me zërin kumbues nga malet e Berishës, duke iu drejtuar popullit tonë liridashës: “Ju flet Kosova e lirë!”….
Ky zë fuqishëm kumboi maleve, istikameve e fushave të Kosovës të djegura për liri! Ky zë ngriti në këmbë qindra e mira luftëtarë të lirisë, ky zë mbolli shpresa të fuqishme tek popullata jonë që makineria ushtarako-policore serbe e kishte dëbuar e nga vatrat e veta, ky zë mobilizoi shqiptarët, duke i orientuar drejt për mes të vërtetës që Radio Kosova e lirë po e thoshte dhe po e përhapte gjithandej meridianëve shqiptare. Ky zë mobilizoi mijëra mërgimtarë me zemër të plasur për ta dëgjuar zërin e vërtetë të lirisë së atdheut të tyre! Ky zë mikloi zemrat e nënave, të nuseve, të motrave dhe të fëmijëve të qindra e qindra dëshmorëve të kombit tonë që kishin ra për një tokë të lirë e të bashkuar shqiptare! Ky zë po thoshte të vërtetën se Kosova do të çlirohet dhe pushtuesin serb do ta dëbojmë me pushkët e lirisë nga trojet tona shekullore! Ky zë ishte dhe mbeti zëri më i fuqishëm dhe më i guximshëm i shqiptarëve që quhet “Radiokosovaelirë!”, ky zë i kishte munguar Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej…
Sot kur po shënohet viti i dhjetë jubilar i Radioskosovaelirë, jam duke shënuar këtë shkrim- po nën shoqërimin e valëve të Radiokosovësëlirë, me zemër të plasur që nuk kam mundësi reale për të qenë së bashku me ju atje si fizik, por ja që ndjenjat e shpirtit tim i keni këtu në këtë letër: Të dashur e të nderuar vëllezër e motra, familjar të dëshmorëve të kombit dhe ju stafi i redaksisë; ne mërgimtarët ku do që jemi të shkapërderdhur nëpër botë gdhihemi dhe ngrysemi me zërin e së vërtetës, pra me zërin e Radiokosovëssëlirë e cila me emisionet e saja të përditshme ditët e kurbetit na i bënë më të shkurtra!… RKL, me emisionet e veta, po hap dyert e familjeve të Dëshmorëve të kombit e cila po miklon zemrat e nënave tona të shumëvuajtura, të cilat në këto kohë të harlisura pak kush po i kujton e shumë më pak kush po ua qan hallin! RKL. fëmijëve të dëshmorëve të kombit po ua ndez shkëndijat e shpresës se ky vend nuk i ka harruar, krijueseve të fushave të ndryshme po ua hap portat e dijës duke iu dhënë atyre hapësirë të mjaftueshme, kulturës së mirëfilltë po i jap shtytje të mëtutjeshme, melosit tonë popullor po i jap ngjyrat e veta edhe më të bukura. Ish të dënuarve politik të cilët kanë lënë vitet më të bukura të rinisë së tyre, për mes emisionit: ”Letra nga burgu!”, po ua lehtëson plagët e dikurshme duke e kujtuar këtë popull se rrugët e lirisë nuk ishin kopsht me lule mbjellë nga agronomet e hortikulturave Evropiane, por ishin rrugë të rimuara me gjakun e shqiptarëve që lanë edhe lëkurat e tyre nëpër kazamatët e pushtuesit serb- fatkeqësisht edhe sot gjakatarët serb po të njëjtën gjë po ushtrojnë mbi shqiptarët- siç ishte rasti i arrestimit të bijve tanë në Preshevës para pak dite.
I vetëdijshëm se do të ngacmoj ca në plagët e liga të shumë mediave të cilat për fat të keq edhe tani, po si në të kaluarën ia kanë mbajtur ison pushteteve aktuale në fuqi. Dikur nën ish Jugosllavi, Televizione, Radio, gazeta e çka jo ishin vënë në garë se kush kujt do t’ia kaloi duke sharë bijtë e popullit që ua prishën vëllazërim- bashkimin me pushtuesin serbo-sllav! Edhe tani, po njëjtë gati- veç ka ndryshuar forma dhe mënyra e të shprehurit, pra në garë kush po shanë e kush po hedh më shumë baltë mbi tezat dhe aspiratat e popullit tonë për liri e bashkim kombëtar, duke i cilësuar ato si kohë të demoduara, apo si botëkuptime të mykura e disa “të pandreqshmëve!”… Radiokosovaelirë, as edhe një herë nuk ka rënë pre e pushtetarëve, por as e politikës ditore, urojmë që të qëndroj kështu dhe mos të pranoi që të futët nën sqetullat e huaja! RKL- nuk është nënshtruar para as një sfide, ajo me vetmonim të pa parë ka rezistuar kohet e ndryshkura të pasluftës të cilat jo pa qëllim kanë goditur ZËRIN E LIRË TË KOSOVËS, nga kudo që është emetuar ai! Duke uruar që përvjetor të tillë të Radiokosovaelirë të përjetojmë gjatë, me shpirt e zemër iu uroj sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …