Flamuri Kuq e Zi

Mehmet Musa: Flakadanët e Janarit, ishin shkëndijë e ndritur drejt luftës se armatosur çlirimtare!

Muaji janar qe eshte muaji  me i ftohte dhe me i eger  i dimerit, kur bora mbulon me te bardhe fusha e male,lendina e pullaze te shtepive anekand atdheut  te stervuajtur, ka edhe ditet e tij te zeza kur bijte me te mire te Atdheut,kapedanet tane te vertete, derdhen gjakun e tyre fisnik, te vrare nga dora barbare e armiqve shekullore te kombit tone.

Ata na vrane vellezerit e motrat tona, gjenerale,udherrefyes e stratege lufte.Na i vrane udheheqesit me kryesore qe me luften,mundin,e aftesite gjigande qe kishin, nuk e benin gjumin gjume per nje Shqiperi te te gjithe shqiptareve. Na i vrane naten vone, tines ,pas shpine, ashtu sic e kane zakon,armiqte shekullore e te perbetuar kunder kombit tone,armiqte serbomalazeze  te ndihmuar nga bashkepunetoret,qe ishin,per  fat te keq ,shqiptare bastarde qe kshin tradhetuar Atdheun e tyre duke ju sherbyer  armiqeve te tij.

Me 23 janar 1916 ne Podgorice ata vrane, ne pabesi, gjeneralin e lavdishem, Isa Boletini, me 8-te bashkluftetaret e tij,nder te cilet edhe Misin Niman Bala, nga Isniqi,qe ishte truproja i gjeneral  Boletinit.

Me 17 janar 1982 ,ne fshatin Untergrupenbah, ne Gjermani,ata vrane Jusuf Gervallen,Kadri Zeken dhe Bardhosh Gervallen.

Me 11 janar ,ne mes te Prishtines heroike ,ne  Kodren e Trimave ,ne nje lufte te armatosur te pabarabarte ata  vrane Rexhep Malen e Nuhi Berishen dhe plagosen rende shokun e tyre Kadri Osmanin.

Me 31 janar 1997 ,ne Pestove na e vrane Zahir Pajaziti,Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Me 28 janar 1999 ne Bishtazhin, na e vrane Meme  dhe Pren Lleshi.

Me 29 janar 1999 ,ne Rugove te Hasit u vrane 16 luftare lirie ne mesin e tyre edhe Emrush Çaush Çetaj.

Per keto aresye  ky muaj i bardhe i vitit mund te quhet  Janari i Zi per kombin tone.

Më 11 janar , para 35 vjeteve, ne vitin 1984, rane per te mos vdekur kurre Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ne mes te Prishtines, si dy dragoj me arme ne dore, kunder forcave te pabarabarta armike,kunder policise dhe ushtrise,se Nikolla Lubiçiçit, Mehmet Maliqit, Fadil Hoxhes, Kole Shirokes, Azem Vllasit, Isa Mustafes e Rrahman Morines.

Rane dy udheheqesit kryesore te Levizjes Revolucionare Shqiptare te kohes ,dy pishtare,  dy stratege e dy organizatore kryesore te ceshtjes shqiptare ne gjysmen e Shqiperise natyrale te okupuar nga serbosllavia.Krismat e pushkeve te Rexhep Males e Nuhi Berishes ,ne ate nate te vone mes 10 dhe 11 janarit 1984 ishin  kushtrimi me i madh  qe trokiti ne ndergjegjen e cdo shqiptari e shqiptareje te ndershem, ne te gjitha trojet shqiptare te okupuara nga serbosllavia,se armiku yne shekullor,armiku yne gjakatar dhe gjakpires mund te debohej nga trojet tona vetem permes grykes se pushkes.

Krisma e atyre pushkeve ishte nje kushtrim per te gjithe me nje mesazh te qarte se  lufta per clirimin  dhe bashkimin  e atdheut ishte e vetmja rruge e drejte,per te gjithe shqiptaret,qofte edhe me cmimin e jetes, sepse ne luften clirimtare nuk do te humbim asgje perpos prangave te roberise.

Renia e shokeve tane Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ishte humbje e madhe per gjysmen e Shqiperise se roberuar ,ne pergjithesi, e per radhet e organizuara, ne vecanti.

Mund te themi pa asnje drojtje se kthimi i Rexhep Males ne Maj te vitit 1983, ne radhet e luftes clirimtare ,pas vuajtjes  se 8  vjet  burg dhe pa u cmallur fare  me familjen e tij dhe bashkimi i menjehershem i tij me shoket e levizjes ilegale sidomos me, Nuhi Berishen,EnverTopallin,Avdulla Rrustollin,Ramiz Ismailin e Rasim Malokun dhe shoket e tyre, nje pjese  e te cileve akoma  jetojne sot,ishte suksesi me i madh,dhe ngritja e zhvillimi me i larte ndonjehere i levizjes revolucionare shqiptare ne te gjitha trevat ku jetonin shqiptaret ,kunder regjimit te Tito-Kardel-Rankoviçit dhe kolaboracionisteve shqiptare.

Nga 17 Shkurti deri me 15 Maj,1982 u be  Bashkimi i te gjitha grupeve ilegale ne nje subjekt te vetem qe quhej:“Levizja per Republiken Socialiste Shqiptare ne Jugosllavi“.

Organi  i kesaje Levizjeje “Zeri i Kosoves” botoi   citatet  e Jusuf Gervalles dhe te kadri Zekes ne ballinen e  gazetes.

Ne fillim citohej thenia e Jusuf Gervalles:“ Ne  balle te ketij populli dhe  te kembet e ketij populli flijimi dhe vdekja  pere realizimin e aspiratave te tij,do te na vije si perjetimi me i bukur dhe me fisnik gjate tere jetes dhe,s’do te kete force qe te na ndale ne rrugen tone te ndriteshme“.

Me pas vijonte thenia e Kadri Zekes:”Levizja revolucionare e popullit tone nuk eshte e vetmuar.Ajo ben pjese ne procesin e gjere te levizjeve revolucionare boterore qe po e trondisin nga themelet boten e vjeter borgjeze dhe po i hap dyret botes se re liridashese .

Me pas vijonte  komunikata e shkrirjes se te  gjitha organizatave  ne nje te vetme.Ne  programin e organizates ,ne piken 3,theksohej:

”L.R.S.SH.ja do te luftoje per formimin e Republikes Socialiste Shqiptare ne Jugosllavi,ne te cilen duhet te perfshihen te gjithe territoret etnike shqiptare,dhe per realizimin e ketij qellimi do te sherbehet me te gjitha mjetet qe lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po qe se e kerkon nevoja!”

Pranvera e  e vitit 1981, ishte nje pranvere me ngjarje e zhvillime te medha. Torturat dhe gjaku qe u derdh, sidomos rrugeve te Kosoves ,si dhe burgosja thuajse e te gjitha grupeve ilegale te asaj kohe,denimet drakoniane, deri ne 20 vite burg dhe torturat me cnjerzore neper zyrat e sigurimit shteteror ndaj ndergjegjes,intelektualeve, dhe pjeses me vitale te popullit,kerkonin nje reagim dinjitoz e te fuqishem. Rexhep Mala e Nuhi Berisha shtruan detyra te ngutshme e te domosdoshme per shtrirjen e radheve te organizuara me djem e vasha qe ishin  te gatshem te sakrifikonin edhe  jeten e tyre per te arritur qellimin e clirimit dhe ribashkimit  te trojeve arberore!

Nga ky aktivitet i dendur,i celikte dhe i shendoshe,nuk kishte komune ne Atdheun tone te roberuar qe nuk kishte baze  te Levizjes clirimtare te ketyre dy viganeve te shqiptarise.

Sigurimi shteterore jugosllav,me ushtri e polici,u detyrua te ndermarre hapa per likuidimin dhe vrasjen  e tyre,por si cdo here para aktit te krimit ata perpiqeshin te corodisnin mendjet e njerezve te thjeshte me propaganden e tyre .Per te justifikuar vrasjet e tyre cnjerezore,ata i benin thirrje popullit te mos shqetesohej nese degjonin te shtena armesh sepse ne Prishtine ishin grumbulluar disa hajdute qe duheshin eleminuar.

Sigurimi i shtetit duke e njohur mire karakterin ,dhe qendresen e Rexhep Males ,ngase per 8 vite e kishin torturuar dhe izoluar ne burgun e Idrizoves,ishte i sigurte se Rexhep Mala nuk do te binte i gjalle ne dore dhe se ai dhe shoket e tij do te pergjigjeshin flake per flake ndaj veprimeve te tyre. Per kete aresye,ata, krahas policise speciale nga e tere Jugosllavia kishin lajmruar dhe ushtrine, garnizonin Marshall Tito, qe te ishte ne gjendje gadishmerie.

Prishtina u shpall  shtetrrethim, nga 9 janari, kontrollohej cdo hyrje e dalje nga qyteti,arrestoheshin njerz te pafajshem duke patur frike qe po u bashkohen trimave ne lufte.

Ne keto rrethana, ne mesin e nates te 10 dhe fillimit te 11 janarit filloi nje lufte e rrepte dhe e pa barabarte ndermjet, mbi 300-deri 500 police e ushtare serb se bashku me kolaboratoret e tyre, ne njeren ane dhe kreshnikeve te shqiptarise Rexhep Mala e Nuhi Berisha ne anen tjeter.Ata e thyen rrethimin e pare,duke e paguar 100 fish veten e tyre.Kur iu mbaruan fisheket e fundit, qe te dy  filluan kengen ”Per memedhene ,per memedhene vraponi burra…..se mjaft kemi prite…”

Pra  sot, para 35 vjeteve ,ne Prishtinen e Shqiperise Natyrale rane ne fushen e nderit, ashtu si ra Shaban Polluzha,e Ndue Perlleshi, edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, balle perballe me forcat cetnike,per ceshtjen e madhe e te shenjte te Atdheut.

Pushka e Rexhep Males dhe Nuhi Berishes ishte ze kushtrimi e frymezimi per vellezerit e tyre te armeve qe do shperthejne si vullkan ,si Adem e Hamez Jasharin,Sali Cekun,Luan Haradinaj,Zahir Pajazitin,Edmond Hoxhen,Zef Lleshin e te bijt e tij,per Gani e Xhafer Balen e per qindra e mijera djem e vasha qe u rreshtuan me nje trimeri te pashoqe ne radhet e Ushtrise sone Clirimtare per te kulmuar me clirimin edhe te nje pjese te Shqiperise Natyrale, Kosoves.

Akti dhe trimeria,lufta e armatosur,dhe beteja ne Kodren e Trimave ,qe zhvilluan Rexhep Mala e Nuhi berisha me 11 janar 1984 kerkojne  nje studim te thelle ,nga gjeneralet qe ka Atdheu sot e shkencetar ,dhe besoj se do te mbetet nje faqe  e ndritur ne historine tone si lufta me e sukseseshme e armatosur,pas luftes se Drenices te udhehequr nga Shaban Polluzha e  luftes  se Ushtrise sone Clirimtare,ne gjysmen e dyte te shekullit qe shkoi.

Kjo ngjarje trimerie dhe heroike, eshte nje  amanet dhe nje shembull  per brezat qe vijne,se si duhet te lindesh dhe te biesh per Atdhe.

Lavdi  gjithe deshmoreve te Atdheut

Lavdi per jete e mot  jetes,vepres dhe luftes heroike te tepavdekshmeve

Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rrofte perjete Shqiperia natyrale!!!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …