leoni

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Mehmet Musa: Prekazi më, 13 maj 1981

Si sot, katër dekada të shkuara në një vend të Shqipërisë,vatër ndër shekuj e atdhedashurisë,heroizmit e trimërisë,në Prekazin e shkëndijave të luftës e lirisë,në atë vend ku pandërprerë gjatë shekujve buron trimëria,nderi dhe burrëria ,aty ku bijtë e kësajë toke ,që në djep ,përkunden dhe rriten me ninullat që ju këndojnë nënat e tyre „rritu biro e lufto për lirinë e këtij vendi“,aty në atë vend dhe pjesë të Shqipërisë ku shumë armiq që kanë ardhur me pushkë e janë këthyer pa kokë,në atë vend ku babai me të birin me luftën e tyre heroike kundër bishave të egra të karpateve mahnitën botën mbarë,me qëndresën heroike, e me syrin pishë në nishanin e pushkës me luftën e pabarabartë 1:1000 ,paguan veten njëqind fish,ngritën nderin e Shqipërisë dhe të flamurit të Skenderbeut duke i dalë zot Atdheut dhe duke e trimëruar e nderuar me aktin e tyre heroik çdo gjak dhe oxhak të Arbërit.

Kështu qëndroi e luftoi trimërisht e burrërisht Ahmet Delia me të birin Mursel Ahmetin,e luftëtarin Ramë Islamin;kështu luftoi e qëndroi Nebih Emini me të birin Tahir Nebihin e kështu qëndruan e luftuan burrërisht e shqiptarisht duke ndezur flakë zemrat e çdo liridashësi Shaban Murati me të bijtë Hamëz e Adem Shabanin në folenë e shqiponjave dykrenore, në Prekazin heroik.Prandaj nuk mundet kush të ma hedhë poshtë tezën se Prekazi eshtë zemra e Drenicës,Drenica eshtë zemra e Kosovës e , Kosova eshtë zemra e Shqipërisë.Kjo eshtë dëshmuar e vertetuar me 5,6,e 7 mars 1998 dhe eshtë vulosur me gjakun e 58 Jasharëve. Maja e piramidës së lirisë së pritur nder shekuj,pra kulmi i lirisë së gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia u vu pikërisht nga bijtë e Prekazit legjendar.Me shumë të drejte poeti shkruan;

N‘Prekaz krisi,
N‘Prekaz pushoi
N‘Prekaz nisi
N‘Prekaz mbaroi.

Shtrohet pyetja :pse eshtë Prekazi zemra e Drenicës? Mu në zemër të Prekazit, në oxhakun e Shaban Muratit ,lindi e u rrit për të luftuar,luftoi për t’u çliruar nga zgjedha dyshekullore e hienave te karpateve,heroina: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Pra,lindi liria që kurr nuk e ka pasur më parë. kjo pjesë e Shqipërisë natyrale.

Drenica eshte zemër e Kosovës,sepse më shume se kudo tjetër ,burrat trima të kesaj pjese të Shqipërisë ,zërit të kushtrimit për liri e bashkim iu përgjigjën trimërisht e shqiptarisht, me pushkë në dorë.

E tille ishte qëndresa heroike e lëvizjës kaçake nga viti 1918 deri në vitin 1928 ,me Azem Bejtë Galicën ne krye,kundër çetnikëve të Shumadisë dhe akti i pashembullt i trimërisë, qëndresa dhe lufta titanike e Shaban Polluzhës dhe brigadave të Tij në shkurt e mars 1945 që nuk pranoi urdhërat e kolaboratorëve për të shkuar në Srem por u vendos në Drenicën e djegur dhe pjekur duke i kthyer pushkën pushtuesve dhe kolaboratorëve të tipit Fadi Hoxha me divizionin e 46 serb ,që e lanë në gjak Drenicën ,këte pjesë të Shqipërisë dhe djep i kryengritjeve për liri e pavarsi.

Ndërsa Kosova që eshtë zemër e Shqipërisë ,eshte faktuar se çdo here gjatë rrebesheve të historisë për vendosjën e fateve të Shqipërisë ,Kosova ka qenë në ballë të proceseve historike,për të vetmen arsye se Kosova eshtë Shqipëri!

     Pra si sot me 13 maj 1981,u mbushën plot 40 vjet që kur forcat e ushtrisë , policisë e Partisë së kasnecit Tito,Mehmet Hoxhës,Milovan Gjillasit,Ali Shukrisë,Aleksandër Rankoviçit,Fadil Hoxhës,Stefanoviçit,Sinan Hasanit,Milan Gjuriçit,Kolë Shirokës,Lubiçiqit,Veli Devës,Herleviçit,Mehmet Maliqit,Dushan Ristiçit,Azem Vllasit ,Miniçit,Isa Mustafës,Vidiçit,Rrahman Morinës e Stamboliçit sulmuan celulën kryesore të nderit ,burrërisë,trimërisë e besës së shqiptarisë Prekazit legjendar e Drenicës heroike të Azem e Shote Galicës,Ahmet Delisë e Shaban Polluzhës,për ti vrarë, prerë e gritë zogjtë e shqiptarisë, babë e birë Nebih e Tahir Meha.Por ata u thyen keq nga pushka e kullave të Prekazit duke lënë të vrarë më shumë se 28-policë e ushtarë.Pushka e Nebih dhe Tahir Mehës me 13 maj 1981 ishte edhe një përkrahje e fuçishme morale e forcave revolucionare të tëgjitha grupeve ilegale pa përjashtim që kishin demonstruar dhe lagur me gjak rrugët e Atdheut në mars e prill të atij viti,me kërkesën :

Republikë ,Kushtetutë
Ja me hatër ja me luftë,
Kushtetutë Republikë
Ja me hatër ja me thikë.

Lufta e 13 majit të vitit 1981 në Prekaz i tmerroi shërbëtorët dhe simpatizantët e “bashkim-vllazerimit”dhe i bëri t’i vënë gishtin kokës e të reflektojnë se bashkim -vëllezërimit me sllavët e jugut i ka hyrë flaka dhe i ka dalë tymi.

Në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorët e Atdheut Nebih e Tahir Meha ,me rastin e 40 vjetorit të rënjës në fushën e nderit,mjeshtri i madh i folklorit dhe artisti i popullit Gjon Frroku,do këndoj  kengen:Rrofsh Prekaz shkruar nga revolucionarët e kohës në Prishtinë me 28 nëntor 1981,ku thuhet;

Lumë Kosova e lumë Drenica
Që u ngjall Azem Galica
U ringjall Ahmet Delia
Që shum frikën ia pat Serbia!

     Nder dhe lavdi për trimat e Prekazit legjendar ndër shekuj të tëgjitha kohërave, nder e lavdi për  Ahmet Delinë  e Mursel Ahmetin, Nebih Eminin e Tahir Nebihin e gjerë të 58 Jasharët e gjallë më në ballë Shaban Muratin e Hamëz e Adem Shabanin!

Nder dhe lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut të tëgjitha kohërave!!!

Lavdi të përjetshme !

Isniq me, 13 maj 2021

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …