leoni

Harun Nebih Beka (3.6.1951 – 11.4.1999)

Mehmet Musa: Sot mbushën 25 vite që kurë ra me pushkë në dorë ne betejen e Koshares,luftëtari, Harun Nebih Beka

Sot,me 11 prill mbushën plot 25 vite që kurë ra me pushkë në dorë ne betejen e Koshares,luftëtari i orëve të hershme, Harun Nebih Beka. Them i orëve të hershme sepse pas pushkëve të Tahir e Nebi Mehës me 13 maj 1981,si dhe pushkës se Musa Hotit në verën e vitit 1981 në Bruksel i,erdhi radha edhe trimit të Shqipërisë Harun Beka,ku në veren e vitit 1983 ne qytetin e Sunderit ne Gjermani shtiu  me revolver në perfaqsuesit e ambasades serbe te Beigradit. Prandaj në shenjë respekti per kete trim të shqiptarisë po e nxjerrim ne dritë kete poezi nxjerrë nga thellësia e shpirtit të shokut të ti,shkruar në prill të vitit 1999!

Lavdi gjithë dëshmorëve të Atdheut!

 

Eeeeuuuuu    Harun Beka,

 

Ku je?

Më lejo që ta puthi ballin,

Sepse në ballin tënd po lexoi;

Kosovë

Shqipëri

UÇK-ë

Liri

Kurë UDB-ëja e zezë me 17 janar 1982 ti,vrau shokët e tu ;Jusufin,Kadriun e Bardhoshin pranë varrit të tyre u betove se do ua mer hakun;

Dhe shkove në Dukagjin

Që të marrish hak,

Per Jusufin Kadriun e Bardhoshin;

Qëndrove,luftove me armë në dorë,

si burrat e motit

ju shtove një pushkë trimave te Kastriotit,

Ju shtove një flakë heronjeve te janarit

Ju bëre krah i fortë

I bacë Adem Jasharit

 

Me shokët tu të  vjetër

Ti kur u takove

Bacë Kadri Zekës

gje a i tregove?

A i the ndoj fjalë

Bacë Adem Jasharit

Per luftën që bëre

Në Koshare kunder qifarit

 

Po me Jusuf Gërvallen

A u rroke për qafe

A i the qe n‘Dubovik

e pave nënën Ajshe

Nuhi Berisha e Rexhep Mala

Cili nga ta, të doli përpara,

 

 

A u the ndoj fjalë,që në malet Shqiptare

Luftë te rrept po bëne

Ushtria Çlirimtare!

Xhafën e Ganiun

I takon më vonë

Sepse edhe në atë botë

Këngës ata ja thonë

 

Harun Beka;

 

Më lejo ta puthë ballin edhenjëhere,

sepse me gjakun tëndë,

në ballin tëndë qenka qendisur;

K O S O V Ë

S H Q I P Ë RI

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …