Mehmet Musa

Mehmet Musa: TV-Dielli lindi si sot para pesë viteve dhe do të jetojë aq sa jeton Dielli që ngrohë botën

Atëherë kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me heroizëm dhe trimëri të rrallë çliroi edhe një pjesë të Shqipërisë, rol të veçantë për ngritjen e moralit luftarak me lajmet për  luftën  heroike që zhvillonte UÇK-ne vijat e  Frontit, luajti edhe  Radio Kosova e Lirë, e cila nga 4 janari 1999 e sot e mot, ashtu sikur ka jehuar do te jehojë edhe më tej

 zëri i saj. Para 5 viteve lindi edhe TV-Dielli.

Ju anëtarëve të stafit, ju lumtë për punën e përkushtimin, por edhe për energjitë e pashtershme që keni vënë në shërbim të popullit dhe Atdheut, me historinë e përgjakshme nder shekuj, me  kulturën, edukatën morale, njerëzore e kombëtare duke u përballur  me kushtet tejet të rënda në njërën anë, dhe në anë tjetër duke i përballuar shantazhet e sabotimet e shumë TV-ve që paguhen e financohen nga shërbime të dreqit e të birit, që për synim kanë degjenerimin e rinisë tonë sidomos, për ta manipuluar dhe për ta zhveshur nga kultura dhe tradita autentike shqiptare.

Jeni në ballë të një lufte të vështirë por te lavdishme e krenare, ju i nderuari dhe i çmuari prof. Ahmet Qeriqi, ashtu sikur edhe  punëtorët dhe bashkëpunëtorët e TV-Diellit dhe të Radios-Kosova e Lirë.

Ju lumtë dhe suksese!

 

Me respekt;

Mehmet Musa

Mërgim me,12 nëntor 2021

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …