Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Investimi më i madh që ka bërë Qeveria Kurti është ndarja e shoqërisë në tabore – ja me ne, ja me ata

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit,  duke folur për grevën në arsim, ka kritikuar keqqeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai para deputetëve, ka deklaruar se investimi më i madh që ka bërë Qeveria në këto dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore – “ja me ne, ja me ata”. “Këtu veç ne edhe ata bashkë nuk ka pasur. Është e dhimbshme se çfarë mendësie ia kanë veshur idesë së pushtetit dhe përgjegjësisë politike qeverisja e Albin Kurtit”, është shprehur mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …