Bashkë me familjarët , bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e shumë të tjerë nderuam me një Akademi Përkujtimore , shokun, familjarin, prindin, vëllaun tonë Halit Zeqiri!
Të pranishëm ishin një numër i madh:
Asije Zeqiri, shoqja bashkudhëtare e jetës së Xha Halitit me trashëgimtarët e tyre,
Medi Zeqiri, Lulije Zeqiri, Agron Zeqiri, Teuta Zeqiri, Ujkana Zeqiri, Granit Zeqiri
–
Vëllezërit: Selman Zeqiri, Ramazan Zeqiri, motra Ramije Zeqiri
Tubimi pat kuptim, ishin mirënjohës të gjithë.
Yllka Pllana e udhëhoqi me profesonializëm e mrekulli të veçantë.
Fjalë rasti patën shokët, bashkëveprimtarët e familjarët
Fillimisht : Ramadan Pllana, Sejdi Gega, Ramadan Avdiu , me Flaut tinguj të bukur ekzekutuan Motrat Puhie e Morea Shala
Në emër të Familjes, folën e falënderuan Asije e Medi Zeqiri.
Në emër të kryetarit të shoqërisë ,,Lëvizja ‘’ në vendlindje Xhevat Bislimi, përshëndeti Basri Misini organizatori kryesor i ksaj akademie.
Në pjesën e dytë mirënjohje ndanë për ata që ishinë parparë edhe për Halit Zeqirit, post mortum,
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi Halit Zeqirit!
Respekt familjës së tij!
Lozanë, më 25 shkurt 2024
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
