Menderes Zeneli: Veprimtaria në Preshevë e Rrethinë - Me Bajram Kadriun, alias “Koci” dhe me shokët tjerë

Menderes Zeneli: Veprimtaria në Preshevë e Rrethinë – Me Bajram Kadriun, alias “Koci” dhe me shokët tjerë

Me « Kocin » jam njohur në vitin 1986, me të cilin kam vazhduar bashkëpunimin në organizim deri me 1999, kur në Mbledhjen e Prizrenit LPK bëri transformime. Është njeriu i parë që kam njohur në një organizim ilegal, ku njihej si organizatë Pararojë e O M L K -së dhe organizatë masash të gjera L P R K . Fillimisht me te gati një vit kam mbajt kontaktet veç̧ me pseudonime, ai e kishte pseudonimin « Koci » e unë « Mala ». Gjatë veprimtarisë̈ shiheshim shpesh , gati për çdo javë ,me që ishim në Prishtinë .Si studentë të asaj kohe, ai studionte Gjuhë e Letërsi e unë Histori. Po gjatë veprimtarisë̈ sikurse na mësoi përvoja, jo e jona por gabimet të shokëve tanë që kishin ra në burgje gjatë shpërndarjes së trakteve, shkrim parullash apo ndonjë̈ libër që ishte i ndaluar. Kështu u kalitë u zgjerua organizimi, por u rrit edhe disiplina nuk binin në kurthet e pushtetit ,përkatësisht të UDB-së kollaj ? Sistemi i organizimit , ku quhej sistemi i tresheve ka dhënë̈ prova ,që nuk kishte Polici sekrete që mund ta zbulonte ! Me Bajram Kadriun, alias « Koci » Materialet ,për nevoja organizative neper Rrethe i shpërndanim bashkë, si :Trakte, komunikata, njoftime për radhët e brendshme të organizatës , ,,Mendime mbi organizimin“ të Nuhi BERISHËS ,, Qëndresa “të Rexhep Malës, me pastaj libra politik, ku përmendej Kosova dhe shqipëtarët në përgjegjësi, p. sh Titistët ,që ishte format i vogël për të u shpërndarë̈ më lehtë. Me « Kocin » kemi themeluar Celulat, përkatsisht Këshillat e Rretheve të LPRK-së në Preshevë e më pastaj në Kumanovë . – Ata shokët e Kumanovës sikur hezitonin të merrnin aksione t`i shpërndanin materialet për masat e gjera si trakte, komunikata e materiale të ndryshime, (ku Organizata bënte përpjekje shtirjen e rrjetit organizativ edhe në Kumanovë), me arsyetimin se rrezikohemi me ra në burg ose ruheshin për më vonë ?! Ata paraardhësit tanë të organizimit athua nuk e kanë ditur atë ,se çka i gjenë e vuanin dënimet prej kohësh, kishte të burgosur edhe nga Kumanova?! Deri sa në një numër të ,,Zëri i Kosovës“i shpërndarë̈ edhe në Kumanovë, njoftonte me një shkrim shumë i dhimbshëm me titull ,,E mbyten Nexhmedinin“është̈ fjala për një vrasje makabre ,ku disa kriminelë , maqedonas̈ , në bashkëpunim me pushtetin e vranë̈ në pikë te ditës Nexhmedinin, që populli e thërriste Neçki. Ishte viti 1988 ,qëllimi ishtë ,që të njoftohet popullata atje , se i dhimbsej Nexhmedini ! Koci , si anëtar i Komitetit Drejtues merrte pjesë në disa Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshme , të LPRK-së edhe Jashtë Vendit. Zgjerimi i radhëve vazhdonte kudo, nëpër Rrethe po ato Rrethe që ishin afër territorialit bashkëpunonin në mes vete i ndihmonin njëri tjetrin edhe me pjesëmarrje në aksione p. sh . rrethet Preshevë ,Kumanovë ,Bujanoc, Kamenicë , Gjilan, Viti, Ferizaj e disa rrethe tjera ( do i përmendi një herë tjetër) kemi bashkëpunuar shumë mirë . Gjatë veprimtarisë̈ në ilegalitet me Kocin e shokë të tjerë jam njohur e kemi marrë aksione të përbashkëta si me : Irfan Musmuratin nga Kamenica , Xhevat Qerimin nga Vitia , Skender Hajdarin,nga Prishtina, Qemajl Qerimin, Isa Musmuratin , Nezir Berishën, Azemine Musmuratin, Fikrije Berishën, Kadishe Berishën , Teuta Qerimin, e shumë të tjerë̈ … ! Pjesa e dytë e viteve `80,saksisht pas 1985 organizimi mori hovë gati në të gjitha rrethet e Kosovës ! Por kulminacioni i suksesit u pa në Mbledhjen e Parë të Përgjithëshme të LPRK-së më 1987. Veprimtarët që dolën nga burgjet disa që kishin dënime më të vogla, për ne që vepronim në atë kohë ishin̈ të mirë pritur në organizim ! Pas daljes shumica bashkoheshin me organizatën dhe ishin ndihmesë e madhe. Por jo të gjithë̈ ishin të gatshëm për ta vazhduar aty ku e kishin̈ lënë̈?! Disa pushteti i detyroi të shkonin në shërbim ushtarak, me që ishin ende të ri në moshë ,disa u izoluan ose i shikuan punët e veta ?! Disa ftilluan shpejt e shpejt të dalin në shtetet e Perëndimit, si në Zvicër , Gjermani, Austri e gjetiu, bile ata që dolën jashtë, të cilët kishin qenë në burg ia panë̈ ,,hajrin » atyre viteve të burgut, me dëshmitë̈ e letrat , që i morën me vete, përfituan̈ statusin e të strehuarit politik! Me procedurë të përshpejtuar, ku merrnin përgjigje deri në 6 muaj, se ju ka njohur strehimi i të përndjekje politik. Merrnin edhe dokumente udhëtimi , mund të shkonin kudo , veç̧ jo në vendin e origjinës. Këtu më poshtë dua ta trajtoj me shumë seriozitet fillet e organizimit të LPRK-së në Preshevë e Rrethinë me dëshmi e fakte emra të përveçëm, proçesëverbalet që janë ende , komunikata, trakte e gjësende ,që kanë ardhë nga qendra K.D.e anëtaret e saj , dhe ata ,që personalisht kanë ardhë në ato anë. Në kujtimet e mia e intervista e shkrime të kohë pas kohshëm ku jam paraqit , kam shprehur edhe format e organizimit kontaktet bashkëpunimin gjithandej Kosovës, pa e lënë në harresë as Preshevën Presheva me rrethinë, që nga themelimi i LPRK-së, ka pas veprimtarë ,që militonin brenda saj. Mërgimtaret ,që punoni përkohësisht si në Zvicër ,Gjermani ,Austri ,dhe në shtete tjera perëndimore , si dhe student ,që studionin jashtë në atë kohë . Ata sillnin̈ materiale të ndryshme, ,,Zërin e Kosovës “, literaturë si revistën  ,,Shqipëria e Re “, kaseta e filma artistikë të prodhimit Kino studio Shqipëria e Re“, materiale propagandistike , broshura , libra etj. Se kush ishin ata ,që kishin nëpër duar materiale propaganduese ,ku denoncohej regjimi i egër sllav i atëhershëm nuk mund ta di as kush, përpos ata vetë ku kanë bërë pjesë në organizim, ku kishte Këshilla Popullor Këshilla të Rretheve, kanë qenë Simpatizant, Kandidat apo Anëtarë̈ edhe formalisht të Organizatës, qoftë në vendlindje ,qoftë në Kosovë e Viseve të saja. Është shumë me vlerë ,që sejcili të shkruaj kujtimet e veta ,mos të mbetet në harresë asnjë̈ veprimtari e askujt ! Sa i përket Preshevës me Rrethinë e them me përgjegjësi morale ,se nga viti 1982 deri 1999 numri i atyre , që kanë vepruar ka qenë me dhjetëra !Numri i veprimtarëve ka qenë më i madh, krahasuar me Këshillin e Rrethit të Llozanës në Zvicër, kushtet e veprimit dihet ,cilat kanë qenë në Preshevë e cilat në Llozanë ( mund ta dëshmoj cilido këtë nga veprimtarët, unë kam veprua nga 1986 deri 1993 në Preshevë ,nga 1993 deri 1999 në Llozanë. Po i kthehemi me përpikëri rrjedhat e një organizimit në Preshevë e Rrethinë ( e kam thënë në kujtimet edhe më herët po këtu do i sqaroj disa sende më hollësisht) Në Preshevë e Rrethinë tani më kishte njerëz të organizuar në LPRK ! Shokët,mbanin lidhje organizative në mes veti. Vlenë të përmendet, se lidhjet , me K.D. në Kosovë i mbante Menderes Zeneli, fillimisht me Bajram Kadriun , anëntar i K.D , Irfan Musmuratin, nga rrethi i Kamenicës Xhevat Qerimin, Qemal Qerimin, nga rrethi i Vitisë dhe të tjerë , të gjithë këta Veprimtarë të OMLK –së –LPRK-së. Në shtëpinë̈ e Nijazi Aliut në Preshevë me 1987 Bajram Kadriu ( Koci ), Irfan Musmurati, Xhevat Qerimi kemi themeluar Celulën Bazë – Këshillin e Rrethit të LPRK-së, fillimisht në këtë përbërje : Nijazi Aliu, Menderes Zeneli, Halim Selimi, Rami Sahiti e pak më vonë Sabit Bajrami, të cilën e ka udhëheqë̈ Menderes Zeneli deri në një Mbledhjenë të zgjeruar në fund të Janarit 1992. Por rrjeti i Organizatës së Masave ku atëherë̈ quheshin simpatizant ,kandidat për aderim në organizatë , ka qenë edhe më, kuptohet ai sistemi i Tresheve , për çështje konspiracioni , që i dinë shokët e Organizuar, ku mund edhe të japinë një ndihmesë po i kujtuan ato vite të veprimtarisë̈, qoftë përmes shkrimeve ose ku do ku dëshirojnë̈ ata ! Ndryshimet ,që ndodhen në Ballkan e shtetet e Lindjes , nuk mbeti anash as Kosova me Viset e saja , pat dhe luhatje edhe te veprimtarët e ilegales  sidomos aty ku puqeshin ana ideologjike e zgjidhja e forma e problemit kombëtar shqiptar. Temë në vete është̈ kjo do studim e studim… ! Po i kthehemi strukturës organizative në rrethin tonë. Në vitet e `90 , veç̧ kishin̈ dalë në sipërfaqe  shoqata e një Parti me emrin PVD ,ku bënin përpjekje për ta ruajtur substancën kombëtarë në ato anë.  Edhe veprimtarët ilegal mezi i mbijetuan kohës  gjithkund në Kosovë e jashtë̈ saj, ku në raste të këtilla kompetencat e vendimeve i a kalonin Degës Jashtë̈ Vendit të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Të burgosurit e `81 e këndej kush më herët e kush më vonë i kishin përfunduar vuajtjen e dënimit. Në raste të shpeshta riorganizoheshin nëpër rrethe ose në ndonjë̈ nga strukturat e LPRK-së ,kuptohet aty ku gjenin lidhje :Vitet 1990,1991,vite shumë të ngjeshura, si për veprimtarin legale në Partitë që tani kishin dalë në skenë ose veprimtaria e fshehtë që kërkonte formë të re të organizimin me rrethanat ,që ishinë krijuar. Deri sa K.D i LPRK-së bënte përpjekje për ta marr veten, pas shumë takimeve e konsultave, pasuan edhe disa debateve të brendshme për shumë arsye  gjë që veprimtarët e asaj kohe mund të ofrojnë̈ një̈ debat të sinqertë ! Po një debat i ndodhur në mes Bajram Kadriut ( Kocit) e Ramadan Avdisë alias ( Bejta) e Halil Selimit, për pasoj Bajram Kadria nuk u ftua të merrte pjesë në Konferencën e Dytë të Jashtëzakonshme të Mulliri në Prapashticë të Prishtinës, në shkurt 1991.Bajrami Kadriu u kthye në Rrethin e Ferizajt, se a është̈ larguar nga Komiteti Drejtues apo e kanë larguar këtë mund ta sqarojnë̈ vetëm këta që i përmenda më lartë ! Por Bajrami e Xhevati si dy udhëheqësit kryesor të LPRK-së në Tetor të vitit 1991 do të jenë bashkë në grupin i parë i njësiteve të para të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, në stërvitje ushtarake në Shqipëri ! Në vitit 1991 aktivitet nuk janë̈ ndërprerë̈ asnjëherë̈ në asnjë̈ rrethë të Kosovës ! Pasuan shumë ngjarje të ngjeshura: dolën në skenë shumë parti politike vepronin haptas, por ishin̈ kryesisht ish strukturat e atëhershëme veç nëpër komuna dorëzonin librezat e LKJ e LS e formonin parti, janë̈ njohura ,mos të bezdisemi duke i zënë̈ në gojë shpesh ! Ç`është e vërteta edhe disa të burgosur e « hëngrën » ,shkuan e u anëtarësuan nëpër to. Nuk shkoi shumë e,, ju doli boja“ por këta idealistet e pakët që kishin mbet e vazhduan ashtu qysh munden, gjë që u riorganizuan e organizuan ,natyrisht patën suksese ! Edhe në Rrethinë e Preshevës filluam me intezitet të lartë e disiplinë̈ të jashtë zakonshëme të i zgjerojmë̈ rradhët. Nga K.D.si për të gjitha rrethet edhe te ne vejnë̈ një̈ qarkore ku kërkohej që t`i njoftojmë̈ qendrën në detaje ,se çka kemi si : strukturë organizative, njerëz̈mjete materiale propagandistike mjete lëvizëse, makina e shumëçka tjetër. Përgjigjen qendrës ja u kemi dhënë̈ me shkrim . Letrat i kemi në arhivë të K.D. dhe Këshillit të rrethit. Vendosëm t`i thërrasim gati të gjithë ata , që ishin burgos e donin ta vazhdojnë veprimtarinë̈ në kuadër të LPRK-së. Me shumicën njiheshim nga distanca por nevoja e kërkonte një mbledhje më të zgjeruar. Kishim filluar përgatitjet për emra të ndryshëm, shokë e bashkëveprimtarë̈ që do të jenë në ku do të merrte pjesë edhe një anëtar i K.D.në Mbledhje, saktësisht (Halil Selimi) ! Mbledhja ishte para parë të mbahet para Vitit të Ri 1991 , për koincidencë̈ përfaqësuesin e K.D. ato ditë rrëmbejnë̈ Sigurimi i Sërbisë në stilin Latin amerikan e burgosin në Prishtinë për disa ditë nuk dihet ,se ku është natyrisht ,se duhet shikuar dhe të tjerëve mos ju kanë ra në gjurmë Policia ! Mbledhja u shyte për më vonë e u mbajt në janar 1992. Po si erdhi deri te organizimi i një takimi të tillë ? Në verën e vitit 1991 Qendra përkatësisht K. D.i LPRK-së me një qarkore që u përmend më lartë të gjitha rrethet i porosit e ju jep detyra të ndryshëm  që organizimi të vazhdoj , pa asnjë̈ hezitim pëkundër ndryshimeve ,që ndodhnin me të ashtuquajtur sistem dmokratik e nën pushtim ! Takimet mes shokëve të organizuar vazhdonin pa ndërprerë̈ i kishim takuar me dhjetëra ish burgosur ,edhe disa ,që ishin angazhuar nëpër parti politike  rezultatet ishin të kënaqëshme ! Vlen të përmendet se atë̈ Mbledhje të një̈ rëndësie shumë të veçantë për kohën vendin pjesëmarrësiẗ verifikimin e tyre e kanë përcaktuar Sadik Ademi e Menderes Zeneli. Mbledhja është̈ mbajt në rrugën ,, Qemal Shehu nr,18 në Preshevë e ka udhëheq Menderes Zeneli, proçesëmbajtës Nijazi Aliu. Pjesëmarrës kanë qenë të ndryshëm si: Anëtarë̈ të LPRK-së, ish të burgosur, mysafir. Të gjithë̈ ata që kanë qenë aty e ju kujtohet ndonjë̈ send, që i a vlen̈ për pasurimin e historikut të atyre ngjarjeve të lavdishme të LPRK – së, është̈ mirë që të pasqyrojnë̈ diçka nga ajo kohë. Procesverbali i atij takimi është̈ krejẗ se si janë̈ shprehur e paraqitur është̈ e shkruar me dorë dhe në fund janë̈ nënshkruar të gjithë̈… vazhdon

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …